Në kukës janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe aty kryeson PD-ja. Duhet thënë se është i vetmi qark që i ka dhënë vota të bindshme domkratëve. Në kukës dalin deputetë për PD Flamur Noka dhe Isuf Cela, ndërsa PS merr vetëm një mandat, atë të ministres, Mimi Kodheli. Ka humbur i dyti i listës së PS, Safet Gjici. Rezultati për Kukësin pritet të mos ndryshojë edhe gjatë numërimit të kutive të fundit, pasi PD është 10 për qind më lart me vota.