Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezoluta për Rripin e Gazës, deputetja Blerina Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB

2023/11/01 at 1:10 PM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta për Rripin e Gazës, deputetja Blerina Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Izrael –Shqipëri ka sqaruar votën e vendit tonë në OKB për rezolutën që synon një armëpushim në Rripin e Gazës.

E ftuar në emisionin “Opinion”,  Blerina Gjylameti, deklaroi se Shqipëria mbështet ndërprerjen e sulmeve në Rripin e Gazës dhe lejimin e korridoreve humanitare.

“Unë besoj që nëse do të arrijnë të gjithë fuqitë ndërkombëtare të bëjnë presion për të lejuar gjithë korridoret humanitare, të jeni të bindur që do të ndryshojë situata. Shqipëria abstenoi sepse kishte një element. U tentua që rezoluta të modifikohet duke vendosur një apo dy elementë të cilët do të ndihmonin në zgjidhjen e konfliktit. Nuk është vetëm Shqipëria që abstenoi, abstenuan gati 45 vende të cilat kërkuan të njëjtën gjë që të arrinin. Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të jetë në një linjë me atë që janë dy partnerët strategjikë. Është politikë linjeje,  në një vend i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Abstenimi kishte dy apo tre arsye të cilat janë renditur,  ndërkohë Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë ministrit të Jashtëm në OKB ka kërkuar pikërisht këtë gjë: Jo vetëm të ketë armëpushim të sulmeve, por nga ana tjetër të sigurohen korridore humanitare. Janë shumë vende që kanë kërkuar të njëjtën gjë, vazhdimësinë e furnizimit me karburant dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë të pijshëm përveç korridoreve humanitare. Nga ana e Izraelit është një jo e prerë nga ana e furnizimit me karburant sepse mendojnë që do i shkojnë Hamasit”, deklaroi Gjylameti.

Deputetja Gjylameti nënvizoi se çështja e Rripit të Gazës meriton një zgjidhje të përhershme që do të lejojë jo vetëm paqen në Izrael, por dhe palestinezët të jetojnë të lirë.

“Unë besoj që mungesa e të drejtës për të jetuar i lirë në rastin e palestinezëve, në vendin tënd, ka bërë që të arrijmë edhe të votojnë Hamasin dhe ta shikonin si përfaqësues të vendit të tyre, si një mënyrë për të bërë presionin ndaj shtetit të Izraelit për të drejtat e tyre. Kjo ka qenë them unë dhe një nga dështimet e politikës ndërkombëtare, në mosvendosje në tryezën e diskutimeve të dy palëve, pra pjesët e atyre që tentuan të ringrinin një shtet të Palestinës, të mirëfilltë si shteti i Izraelit nëpërmjet Autoritetit Palestinez. Dhe sot kemi një situatë të tillë që kanë votuar Hamasin. Strategjia nuk është të evakuosh njerëzit nga aty ku janë lindur, janë rritur, martuar dhe jetojnë. Nuk është ajo strategji. Nuk mund të zhduket Hamasi duke vijuar të evakuosh civilët. Çfarë duhet të bësh nesër? Po të shikosh informacionet që ata kanë janë me mijëra metra tunele, ndërkohë në anën tjetër liderët e Hamasit janë larguar nuk janë fare në Gaza”, u shpreh Gjylameti.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Kryen 4 grabitje brenda muajit tetor, arrestohen 3 hajdutët, njëri i dënuar më parë

Kryen 4 grabitje brenda muajit tetor, arrestohen 3 hajdutët, njëri i dënuar më parë

“Largoni Gardën”, deputetët e opozitës futen me dhunë në zyrën e Nikollës (Video)

“Largoni Gardën”, deputetët e opozitës futen me dhunë në zyrën e Nikollës (Video)

Mete prezanton pr.buxhetin për 2024, për fundvit 717 mijë pensionistë marrin bonus

Mete prezanton pr.buxhetin për 2024, për fundvit 717 mijë pensionistë marrin bonus

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com