Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezoluta e PE-së për tensionet në Veri të Kosovës, kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë

2023/10/16 at 1:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta e PE-së për tensionet në Veri të Kosovës, kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Burimet brenda PE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të asaj që është deklaruar në një diskutim për situatën në Kosovë para dy javësh, mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, por edhe do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Sa i përket vendosjes së masave ndaj Serbisë ka pajtim të shumicës në PE, thanë burimet. Por, vendimet në këtë drejtim i merr Këshilli i BE-së në rast se bëhet fjalë për sanksione klasike, apo Komisioni Evropian që ka kompetenca të vendosë masa ndëshkuese, ashtu siç tashmë ka vendosur ndaj Kosovës.

Kjo rezolutë do të vendoset në procedurë të përshpejtuar dhe pritet të miratohet më 19 tetor gjatë seancës plenare të PE-së.

Sipas burimeve, përmes rezolutës pritet të kërkohet hetimi i plotë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e grupit të armatosur të serbëve ndaj policisë së Kosovës, që la të vrarë policin Afrim Bunjaku. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më herët BE-ja ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të ndërmarrë hapa dhe masa të mundshme.

Ndryshe, ideja për një rezolutë të tillë në PE është prezantuar nga deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Piculla, dhe ka marrë mbështetjen e nevojshme nga grupet politike.

Tani pritet që secili grup politik të paraqesë draftin e vet për rezolutë. Pas kësaj, do të caktohet një udhëheqës i cili do të koordinojë në arritjen e një kompromisi për amendamentet e rezolutës. Kur grupet të arrihet pajtimin për tekstin e përbashkët të rezolutës, atëherë do të hidhet në votim në seancën plenare të PE-së./REL

Ju sugjerojmë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

15 Qershor, 2025 8:22 am
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Para
Veliaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për Kolegjin Europian në Tiranë: Punojmë për gjeneratën e ardhshme

Veliaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për Kolegjin Europian në Tiranë: Punojmë për gjeneratën e ardhshme

Liderët e BE dhe Ballkanit mblidhen në Tiranë, Vuçiç dhe Putin në Kinë

Liderët e BE dhe Ballkanit mblidhen në Tiranë, Vuçiç dhe Putin në Kinë

Izraeli: Rreth 200 pengje po mbahen në Gazë

Izraeli: Rreth 200 pengje po mbahen në Gazë

TE FUNDIT

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
15 Qershor, 2025

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë...

Lexo më shumë

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
15 Qershor, 2025

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
15 Qershor, 2025

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
15 Qershor, 2025

Dashi Kjo është koha e duhur për të zgjidhur çështje që ju shqetësojnë për një kohë të gjatë, por mbani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com