Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rexhep Qosja kandidat i opozitës për president në Kosovë?

2016/01/23 at 9:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rexhep Qosja kandidat i opozitës për president në Kosovë?

Hashim Thaçi mund të sfidohet nga një kandidat i fortë për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen.

Kjo nëse Rexhep Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në kierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjës nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.

Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD-në e tij fitoi vetëm 1 për qind të votave.

Por kjo nuk e pengoi atë të përkrah forcat politike të dala nga UÇK, deri para pak kohe.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 2014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

Mbase për këto qëndrime, opozita ka vendosur t’i bëjë atij ofertë serioze për postin e presidentit.

klankosova.tv

Ju sugjerojmë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Para
Loja me koncensionarin e tvsh-së/ Dështimi me të ardhurat dhe sa do të fitojë kompania nga Hong-Kongu?

Loja me koncensionarin e tvsh-së/ Dështimi me të ardhurat dhe sa do të fitojë kompania nga Hong-Kongu?

Sherri banal për shitjen e makinës që për pak u mori jetën dy personave

Identifikohet personi që qëlloi me armë në kombinat

“Femrat që u kanë dhënë gji foshnjeve, rrezikohen më pak nga diabeti”

"Femrat që u kanë dhënë gji foshnjeve, rrezikohen më pak nga diabeti"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
6 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm,...

Lexo më shumë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
6 Korrik, 2025

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com