Mbahet sot seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
Mësohet se avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në GJKKO.
Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.