Diskutimi në kuvend për resortet e kazinove ka krijur debate mes deputetit socialist Erion Braçe dhe deputetit Ridvan Bode. Erion Braçe ka akuzuar ish-Ministrin Bode për klientelizëm në këtë ligj, ndërkohë që Bode i është përgjigjur me shprehjen: Personi që sapo foli është pjesë e klientelës.
“Nuk kam propozuar, kam denoncuar në disa pika ligjin për moskrijimin e monopleve. Resortet e kazinove ne kërkuam të mos i vendoste qeveria, por parlamenti. Qeveria e hodhi shashkën dhe iku”, u shpreh Bode duke shtuar se liçenca për një resport kazinoje ishte 500 mijë dollarë.