Reshjet intensive të shiut kanë krijuar vështirësi në disa kryqëzime dhe rrugë kryesore të Durrësit.
Siç duket dhe nga pamjet, uji ka kaluar lartësinë e trotuareve duke ndikuar ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Ndër zonat më problematike janë kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana”, ai pranë shkollës “Qemal Mici”, tregu, si dhe disa segmente rrugore në lagje të ndryshme të qytetit.
Gjithashtu, situata është rënduar në ish-Kënetë, Shkozet dhe plazh, ku në rrugë ka prezencë uji.
Klan News