Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bllokuar. Policia njofton se po punohet për hapjen e aksit dhe se lëvizja nga Peshkopia drejt Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër.
“Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet”, njoftoi policia.