Reshjet e shumta të rëna gjatë ditës së sotme shkaktuan një numër të madh aksidentesh. Ndërsa gjatë orëve të natës raportohet se një autoambulanca rrezikon të mbytet në lumin Kardhiq, si pasojë e daljes së lumit nga shtrati.
Në ambulancë ndodhen i sëmuri, mjeku, infermieri dhe shoferi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe ato të shpëtimit, që po përpiqen për të shpëtuar personat që ndodhen në makinë dhe nxjerrjen e saj nga lumi.