Ministri i Brendshëm, Taulan Balla njofton se rruga Librazhd-Podradec është plotësisht i kalueshëm.
Balla thotë se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.
“Qafë Thanë-Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin“, shprehet Balla.