Stuhia “Ciaran” preku edhe Shqipërinë këtë mesditë, ku reshje të dendura shiu dhe era e fortë mbërtheu kryeqytetin dhe qytetet bregdetare.
Për pasojë pati vështirësi të mëdha në qarkullim por edhe rrugë të përmbytura. Lana u fry nga stuhia e shiut dhe në zonën e “Pallatit me Shigjeta” ka dalë edhe nga shtrati.
Ashtu siç shihet edhe në foto, një pjesë e aksit është përmbysur.
Mësohet se stuhia pritet të vazhdoi edhe gjatë pasdites dhe ditën e nesërme. Sipas meteoalb, në vendin tonë do të bien gati 90 mm shi./Opinion.al