Që në orët e para të mëngjesit të sotëm i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Si pasojë e motit të keq, janë raportuar edhe problematikat e para në disa zona.
Paraprakisht raportohet se në aksin rrugor Skuraj-Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet.
Ndërkohë në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.