Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë; në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërkohë në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohëshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për të ri-kthyer sërisht kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale por rriten maksimalet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.