Prej rreth tre orësh reshjet e dëborës kanë përfshirë Malësinë e Krujës, duke bllokuar aksin nacional Krujë-Qafshtamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e malesise së Krujës me aksin kryesor.
Niveli i dëborës në parkun kombëtar të Qafshtamës aktualisht raportohet të jetë rreth 20 cm dhe reshjet e dëborës vijojnë me intensitet.