Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikë kryeministrore, ligje personale dhe dashuria Edi Ramës për hotelet me 5 yje

2017/11/01 at 11:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Republikë kryeministrore, ligje personale dhe dashuria Edi Ramës për hotelet me 5 yje

Dhoma Amerikane e Tregtisë është një grupim lobues biznesi që në përgjithësi nuk flet kundër qeverisë por synon të bisedojë me të. Megjithatë, përballë gjashtë propozimeve për ndryshime në ligjet e taksave, të dorëzuara së fundmi për miratim nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë, edhe ky grupim nuk e mbajti dot veten dhe bëri një deklaratë ku foli mes të tjerash për, shkelje të kushtetutës, fuqizimin me tepri të rolit të kryeministrit në politikën fiskale dhe për politikë jo shumë të logjikshme në lidhje me pragun e regjistrimit në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar të biznesit të vogël.


“Anëtarët e Dhomës janë të mendimit që këto projektligje përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim nga ana e Këshillit të Ministrave,” shkruhet në opinionin që Dhoma i ka dërguar Ministrisë së Financave mbi projektligjet e propozuara.

Qeveria shqiptare ka dërguar në parlament propozime për ndryshimin e gjashtë ligjeve fiskale, pjesë e një pakete të njohur si “paketa fiskale 2018”.  Do të ndryshohen ligjet për tatimin mbi pasurinë e paluajtëshme, mbi tatimin mbi fitimin, mbi TVSH-në etj.

Dy gjëra dallohen në këtë paketë: E para, Këshilli i Ministrave merr përsipër të përcaktojë “kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin” e dispozitës ligjore në shumë raste. E tillë p.sh është i shumëdebatuari “pragu i TVSH-së”, i cili, sipas propozimit për ndryshimin e ligjit të TVSH-së, do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Kjo ka gjasa bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, i cili thotë se tatimet dhe taksat mund të miratohen vetëm me ligj por jo me vendim qeverie. Duke qenë se bizneset nën një nivel të caktuar xhiroje përjashtohen n ga TVSH, përcaktimi i pragut nga ana e Këshillit të Ministrave efektivisht ia heq të drejtën kushtetuese për taksat parlamentit dhe ia vë në dorë kryeministrit.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”, thuhet në projektligjin për TVSH-në. Ndryshe nga sa përcakton ky ligj, kushtetuta në nenin 155 thotë: Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”. Dukshëm, Këshilli i Ministrave, duke i dhënë të drejtë vetes të përcaktojë “nivelin e përjashtimit” nga TVSH në tërësi apo në kategori të veçanta, merr kompetenca të cilat kushtetuta ia ka ngarkuar Kuvendit të Shqipërisë. Por ky nuk është problemi i vetëm. Në dokumentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili u publikua nga revista ekonomike Monitor, ka gjithashtu vërejtje se administrata tatimore mund të jetë e papërgatitur për të zbatuar TVSH-në mbi një numër më të lartë biznesesh dhe sugjeron që përpjekjet e qeverisë për të mbledhur taksa duhet të përqendrohen te biznesi i madh, mes të cilit, evazioni fiskal është më i lartë.

E dyta, projektligjet e propozuara në katër raste mbartin klauzola nga të cilat do të përfitojnë një numër aq i vogël biznesesh sa ngjajnë me ligje personale. Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka një klauzolë që thotë: “shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 % aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese “Hotel me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit”. Sektori i turizmit ka aktualisht TVSH të reduktuar vetëm për “shërbimin e akomodimit” në masën 6 për qind që nga prilli i këtij viti. Por propozimi i ri i qeverisë sanksionon që për “hotelet me 4 dhe 5 yje”, shkalla 6 për qind do të zbatohet për të gjitha shërbimet e ofruara “brenda strukturave akomoduese”, përfshirë ushqim e kafene apo dyqane të mundshme. E thënë ndryshe, nëse ha drekë në një hotel pa yje, atëherë paguan TVSH 20 për qind, ndërsa dreka në një hotel me 4 apo 5 yje tatohet me 6 për qind.

Ulja e pragut të përjashtimit nga TVSH është kritikuar në veçanti si një luftë e qeverisë kundër të varfërve. Qeveria rreket të argumentojë se me këtë masë synon të “luftojë informalitetin”.

Nuk mbaron këtu!

Në projektligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, projektligji që taton të ardhurat neto të bizneseve si dhe të ardhurat bruto të individëve, hotelet “me katër dhe pesë yje” marrin përjashtim nga Tatimi mbi Fitimin për një periudhë dhjetëvjeçare. Qeveria i jep të drejtë vetes me këtë projektligj që të përcaktojë se cila nga hotelet përfitojnë apo jo nga kjo falje.

Në projektligjin tjetër, atë për sistemin e taksave vendore, qeveria ka marrë përsipër të ndryshojë mënyrën e taksimit të pronave të patundshme në Shqipëri, duke instaluar për herë të parë taksimin si përqindje ndaj vlerës. Shumë ekspertë, përfshirë edhe ata të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mendojnë se një ligj i tillë mbart rreziqe të mëdha sociale. Një familjeje pensionistësh p.sh, të cilët banojnë në një apartament të kohës së Komunizmit në qendër të Tiranës, mund t’i kërkohet të paguajnë gjysmë pensioni deri në një pension mujor taksë prone në vit. Kjo është paksa e palogjikshme në kushtet aktuale të Shqipërisë, ku pasja e një shtëpie në qendër të qytetit nuk nënkupton doemos pasjen e një niveli të lartë të ardhurash. Por ky është një problem më vete. Problemi me ligjin në fjalë është që edhe këtu, qeveria ka vendosur të ndihmojë hotelet e luksit. Projektligji përjashton nga taksa e pronës “strukturat akomoduese “Hotel me katër dhe pesë yje, status special”.

Shtete të ndryshme kryejnë politika fiskale të ndryshme për sektorë të caktuar që i shohin si me prioritet për ekonomitë e veta. Por të treja përjashtimet, në rastin konkret, nuk i përkasin një “sektori” i përkasin një, dy, tre apo katër subjekteve që në Shqipëri kanë ndërtuar hotele të cilat, pavarësisht standardeve ndërkombëtare, sipas ligjit shqiptar arrijnë të përfitojnë statusin e hotelit me katër apo pesë yje.

Po në të njëjtin ligj, qeveria ka propozuar që, në ndihmë të hoteleve me 4 dhe 5 yje, taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa që ndërtesat e reja e paguajnë te bashkitë në shkëmbim të shërbimeve publike bazë, përfshirë furnizimin me ujë dhe heqjen e ujërave të zeza, nuk do të paguhet nga këto biznese.

Relacioni i projektligjit në fjalë nuk jep shumë shpjegime se pse qeveria ndërmerr një nismë të tillë. Ai thotë thjeshtë se këto masa do të “nxisin investimet e huaja”, do të hapin vende pune dhe do të nxisin “turizmin elitar”. Asnjë analizë se sa do të jenë të ardhurat e munguara të qeverisë nga këto përjashtime, as se fjala vjen, sa milionë turistë elitarë pritet të vijnë nga këto lehtësira.

Thënë ndryshe, qeveria ka propozuar katër ndryshime ligjore në përfitim të pak subjekteve, duke bërë efektivisht ligje të karakterit personal. Në kushte teorike kjo lloj praktike ngre shqetësime të mëdha. Vendi nuk mund të qeveriset me dy palë ligje, një për shumicën, dhe një tjetër, për tre apo katër biznese.

/Gjergj Erebara-BIRN



Ju sugjerojmë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…
Bota

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…

22 Korrik, 2025 7:52 pm
Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim
Sport

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025 7:50 pm
Para
Gazeta austriake në 1880: Fjalimi i Hodo Bej Sokolit gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër

Gazeta austriake në 1880: Fjalimi i Hodo Bej Sokolit gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër

Një familje e bukur si ajo e Irinës dhe Bradly, shikoni sa është rritur vajza e tyre

Një familje e bukur si ajo e Irinës dhe Bradly, shikoni sa është rritur vajza e tyre

Radio publike amerikane reportazh për kanabisin në Shqipëri: ‘Peshkut të madh’ nuk i afrohet askush

Radio publike amerikane reportazh për kanabisin në Shqipëri: 'Peshkut të madh' nuk i afrohet askush
















TE FUNDIT

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
22 Korrik, 2025

Turqia ka shënuar një hap të rëndësishëm në teknologjinë ushtarake me prezantimin e raketës së saj hipersonike të avancuar, TAYFUN...

Lexo më shumë

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
22 Korrik, 2025

Bruce Willis, një nga ikonat më të mëdha të kinemasë botërore, nuk e kujton më se ka qenë ndonjëherë aktor,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com