Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

2023/02/07 at 8:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bënë fushatë me premtimin për të hetuar administratën e Presidentit Joe Biden.

Tani që Kongresi i ri ka filluar punën, korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës Katherine Gypson i hedh një vështrim shqetësimeve të republikanëve lidhur me imigracionin, favorizimin politik dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane u betua muajin e kaluar, duke nisur një epokë të re të pushtetit të ndarë në Uashington. Republikanët janë zotuar të përmbushin rolin e Kongresit për mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk mendoj se ka ndonjë amerikan që beson se drejtësia nuk duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Nga kjo administratë kemi parë se çfarë ka ndodhur para zgjedhjeve, çfarë kanë bërë ata … për të tentuar të falsifikojnë, ata përpiqen të kenë standarde të ndryshme për bindjet e tyre. Kjo nuk funksionon në Amerikë”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Republikanët argumentojnë se administrata Biden ka abuzuar me pushtetin e saj; që nga mënyra se si e ka trajtuar emigracionin masiv në kufirin jugor të Amerikës….

“Muaj pas muaji ne kemi vendosur rekorde për emigrantët që vijnë në vend. Dhe sinqerisht, mendoj se është e qëllimshme. Nuk e di se si dikush me logjikë të shëndoshë mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër. Duket e qëllimshme. Duket e paramenduar”, tha ligjvënësi republikan Jim Jordan.

…e deri tek përdorimi i qeverisë federale për qëllime politike…

“Ne do ta kthejmë këtë komision tek misioni i tij kryesor për të siguruar që dollarët e taksapaguesve të mos keqmenaxhohen, abuzohen ose shpërdorohen, për të hedhur dritë në errësirën e burokracisë federale, për të parandaluar korrupsionin dhe për t’u siguruar që qeveria jonë federale po punon me efikasitet për popullin amerikan”, tha ligjvënësi James Comer, kryetar i komisionit të mbikëqyrjes së qeverisë federale.

Republikanët planifikojnë të hetojnë gjithashtu familjen e vetë presidentit, duke përfshirë akuzat se djali i tij, Hunter Biden, përfitoi në mënyrë të padrejtë nga pozita e babait të tij.

Mbikëqyrja e degës ekzekutive është një pjesë kyçe e rolit të Kongresit dhe analistët thonë se këto hetime janë të zakonshme kur qeveria dhe kongresi u përkasin partive të ndryshme.

“Edhe në një epokë të polarizuar, hetimet e Kongresit mund të bëjnë diçka të mirë. Por që të ketë një ndikim vërtet të dobishëm, të dyja palët duhet të bashkëpunojnë”, thotë Ken Hughes me Universitetin e Virxhinias.

Por demokratët thonë se hetimet do të vënë në shënjestër në mënyrë të padrejtë presidentin.

“Është shumë për të ardhur keq që kemi parë këtë axhendë ekstreme republikane MAGA, e cila me sa duket është e përqëndruar në gjueti shtrigash dhe jo në atë që është në interes të familjeve amerikane”, thotë ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries.

Çdo rregullim legjislativ, që del nga seancat dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk do të miratohej në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

“Ligjvënësit mund të përdorin mjetet që kanë për t’i detyruar njerëzit të vijnë për të folur me ta, edhe pse askush nuk pret që të ndodhë ndonjë ndryshim i vërtetë për shkak të këtyre hetimeve”, thotë Sarah Binder me Institutin Brookings.

Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e presidentit Biden do të nxisë gjithashtu një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve, që republikanët shpresojnë se do ta mbajnë fokusin te presidenti përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

“Hetimet e Kongresit, siç kemi parë historikisht, zbehin miratimin për punën e presidentit. Ato njollosin vërtet atë që mendon publiku për presidentin”, thotë Sarah Binder.

Thirrjet e para për hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve ndaj Departamentit të Drejtësisë u lëshuan javën e kaluar./ VOA

Ju sugjerojmë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
Para
OBSH: Deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti që goditi Turqinë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, rritet numri i viktimave

Kolonel Elton Reso nga Malatya: Ekipi shqiptar shpëtoi 4-vjeçarin nën rrënojat në Turqi

Kolonel Elton Reso nga Malatya: Ekipi shqiptar shpëtoi 4-vjeçarin nën rrënojat në Turqi

U filmua duke parë filma për të rritur në Kuvend, jep dorëheqjen deputeti serb

U filmua duke parë filma për të rritur në Kuvend, jep dorëheqjen deputeti serb

TE FUNDIT

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
18 Tetor, 2025

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com