Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikanët në përpjekje të re për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane

2024/12/20 at 8:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Republikanët në përpjekje të re për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane

Republikanët në Kongresin amerikan do të bëjnë përpjekjen e tretë për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane të premten, ndonëse u kanë mbetur vetëm edhe pak orë, meqë dy përpjekjet paraprake kanë dështuar, si pasojë e ndryshimeve të minutës së fundit në legjislacion.

Përfaqësuesi republikan, Ralph Norman, u ka thënë gazetarëve se liderët partiakë planifikojnë të votojnë për një projektligj të tretë të shpenzimeve, ndonëse nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Të tjerë kanë thënë se nuk do të tentojnë t’i bindin demokratët, mbështetja e të cilëve është e domosdoshme për të miratuar dokumentin deri në mesnatë.

“Nuk po punojmë me demokratët”, ka thënë përfaqësuesja republikane, Anna Paulina Luna, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Nëse Kongresi nuk e miraton paketën e shpenzimeve, fondet për gjithçka, nisur prej departamentit për sundim të ligjit, e deri te parqet kombëtare, do të pezullohen, dhe miliona punëtorë federalë do të jenë në pushim pa pagesë.

Autoritetet kanë paralajmëruar udhëtarët gjatë sezonit të ngarkuar të Krishtlindjeve, se mund të përballen me vonesa të gjata nëpër aeroporte.

Disa burime të Reutersit kanë thënë se Shtëpia e Bardhë i ka alarmuar agjencitë qeveritare që të përgatiten për një mbyllje të shpejtë institucionale.

Qeveria amerikane është mbyllur herën e fundit për 35 ditë, përgjatë mandatit të parë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për shkak të disa mospajtimeve për sigurinë kufitare.

Disa media kanë raportuar se republikanët planifikojnë të zhvillojnë disa herë votime për të miratuar elementë të ndryshëm të projektligjit.

Më pas, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë ndaras për miratim të fondeve deri në mars, për fondet për katastrofa eventuale, dhe për ndihmën për bujqit, që skadon në fund të vitit.

Ligjvënësit mund të votojnë edhe për rritje të tavanit të borxhit – një detyrë e vështirë që Trumpi dëshiron që Kongresi ta përfundojë para se të marrë zyrtarisht mandatin më 20 janar.

Mospajtimet e demokratëve dhe republikanëve lidhen me ndarjet buxhetore, si dhe kërkesën për rritje të tavanit të borxhit, si dhe pas përfshirjes në diskutime online të Trumpit dhe miliarderit Elon Musk, mbështetës i fortë i presidentit në ardhje.

Trump kërkon me ngulm pezullim të tavanit të borxhit për periudhë pesëvjeçare.

Mospajtimet paraprake për tavan të borxhit patën tronditur tregjet financiare./rel

Ju sugjerojmë

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
Aktualitet

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

10 Qershor, 2025 11:37 am
Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
Aktualitet

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

10 Qershor, 2025 11:29 am
Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

10 Qershor, 2025 11:22 am
Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin
Aktualitet

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

10 Qershor, 2025 11:08 am
Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje
Aktualitet

Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje

10 Qershor, 2025 11:08 am
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

“DHL më e mira..”/ Celibashi: U kursyen 2 mln euro. Vota e diasporës, proces model

10 Qershor, 2025 10:53 am
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin

10 Qershor, 2025 10:47 am
Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…
Aktualitet

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…

10 Qershor, 2025 10:40 am
Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari

10 Qershor, 2025 10:39 am
Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme
Aktualitet

Celibashi: Rinumërimi i votave të Tiranës e Fierit pritet të nisë javën e ardhshme

10 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Gjermani/ Makina futet mes turmës së njerëzve, disa të plagosur

Gjermani/ Makina futet mes turmës së njerëzve, disa të plagosur

I mori 10 mijë euro qytetares, zhduket avokati pa licencë

I mori 10 mijë euro qytetares, zhduket avokati pa licencë

Nëna e sëmurë, tre fëmijët me probleme mendore/ Familja e zhytur në mjerim e errësirë

Nëna e sëmurë, tre fëmijët me probleme mendore/ Familja e zhytur në mjerim e errësirë

TE FUNDIT

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
10 Qershor, 2025

Policia e Bulqizës ka zbuluar në malin e fshatit Okshtun një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Lexo më shumë

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
10 Qershor, 2025

Pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të paktën pesë persona kanë humbur...

Lexo më shumë

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
10 Qershor, 2025

Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e...

Lexo më shumë

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin
10 Qershor, 2025

Teksa rreth 27 mijë maturantë iu nënshtruan këtë të martë provimit të dytë të maturës shtetërore atij të Gjuhës Shqipe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com