Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazhi i Rai3, Kushi: Akuza të pavërteta, të mbrojmë dinjitetin e Shqipërisë

2024/04/29 at 9:36 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reportazhi i Rai3, Kushi:  Akuza të pavërteta, të mbrojmë dinjitetin e Shqipërisë

Seanca plenare ditën e sotme ka vazhduar me tensione dhe debate. Në qendër të diskutimeve ka qenë reportazhi kushtuar Shqipërisë nga emisioni investigativ “Report” të transmetuar në televizionin italian Rai3.

Mazhoranca dhe opozita kanë shkëmbyer mes tyre akuza për sa i përket korrupsionit dhe imazhit të Shqipërisë në raport me të huajt. Në një intervistë për Klan Neës, deputetja e PS, Evis Kushi tregon debatet dhe diskutimet që janë zhvilluar ditën e sotme edhe në Komisionin e Edukimit dhe Medias.

“Po ka pasur një debat të gjatë, një debat të ashpër sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit Publik. Në lidhje me kërkesën e deputetes Ina Zhupa për të zhvilluar një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin e Medias dhe të Informimit Publik pikërisht për çështjen e emisionit të transmetuar nga televizioni Rai 3. Në fakt unë e shpreha edhe sot në komision se më shqetëson, më habit dhe nuk arrij ta kuptoj se si disa nga opozitarët tanë, kolegë, deputetë të opozitës shqetësohen kaq shumë për telefonatën e kryeministrit ndërkohë që nuk shqetësohen për shpifjet, për akuzat, për denigrimin që iu bë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve në atë emision,” thotë Evis Kushi.

Deputetja Kushi akuzat e emisionit italian i ka cilësuar të pavërteta dhe të pa baza. Ajo shton më tej se çdo shqipatr apo edhe opozitar duhet të shqetësohet për akuzat e ngrituar dhe jo për telefonatën e kryeministrit Edi Rama.

 “Akuza të pabaza, fakte që mungonin, hapa mbrapsht që i bëri vetë televizioni Rai3 lidhur me censurimin e opinionit dhe të intervistës të njërit prej të akuzuarve, ndërkohë që opozita shqetësohet pse kryeministri telefonoi dhe kërkoi që të dëgjohet e vërteta dhë kërkoi që të vihet në vend dinjiteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kërkoi që të ruhet dhe të mbrohet imazhi i Shqipërisë. Pra kjo është shumë e çuditshme. Nuk shqetësohen se si emisioni, çka u provua nga vetë ata, sepse u tërhoqën një hap mbrapa, u provua që nuk kishin fakte. Akuzat madje ishin të fabrikuara këtu në Shqipëri dhe u eksportuan në Itali, për t’u sjellë pastaj si vlerësime të institucioneve të huaja. Pra kjo nuk i shqetësoi aspak për të mos thënë që një pjesë të kolegëve të opozitës edhe mund t’i ketë gëzuar ky fakt,”shton më tej ajo.

Telefonatën e Krymenistrit Rama ndaj televizionit publik italian Kushi e cilësoi si një përpjekje për t’u dëgjuar e vërteta dhe për t’u mbrojtur dinjiteti i Shqipërisë.

“Ne të gjithë kemi jo vetëm të drejtën ta bëjmë këtë, të mbrojmë shtetin shqiptar por e kemi edhe detyrim. Pikërisht këtë ka bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë, nuk ka bërë as presion, nuk ka kërkuar të ndërhyjë as te fjala e lirë, ka kërkuar të dëgjohet vetëm e vërteta. Dhe në fakt ajo u bë, sepse ishte vetë emisioni, vetë drejtuesit që më pas e transmetuan shkresën që i ishte dorëzuar emisionit nga një prej të akuzuarve. Thirrja që u bëra kolegëve në komision ishte që sidomos kur është fjala për çështje të tilla të gjithë ne bashkë duhet të mbrojmë dinjitetin e shtetit shqiptar, për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë. Dhe vetë kryeministri gjatë intevistave që dha këtyre ditëve deklaroi se, në gjuhë të huaj nuk flas kurrë keq për opozitën shqiptare”./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Situata politike në vend, Ahmeti nuk përjashton daljen në opozitë

Ahmeti: Kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthador

BE hapi negociatat për anëtarësimin e Ukrainës, Zelensky: Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri

Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Gazetari i “Rai3” tregon pse nuk e publikoi reportazhin e dytë për Shqipërinë, Kepi: Më tha se kur do të transmetohet

Gazetari i “Rai3” tregon pse nuk e publikoi reportazhin e dytë për Shqipërinë, Kepi: Më tha se kur do të transmetohet

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com