Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazhi i DW: Shqiptarët kërkojnë azil në katedrale

2016/07/08 at 11:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reportazhi i DW: Shqiptarët kërkojnë azil në katedrale

Ora është pak pas 8:30 në mëngjes. Disa turistë fotografojnë brendësinë e katedralës në Regensburg. Tingujt e fotografimeve thyejnë qetësinë dhe jetojnë në katedralen e bukur me piktura të stilit gotik. Në një moment dëgjohet një qeshje e fuqishme e një bebe.

Pas dyerve me mbishkrimin “arka”, janë vendosur rreth 40 refugjatë nga Ballkani, në radhë të parë romë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë ikur nga kampi në Ingolstadt, për largim nga Gjermania. Ata tani kanë kërkuar azil në kishë.

Pas mureve janë vendosur radhë të shtretërve, ndërsa fëmijët mbajnë në duar figurat e tyre të dashura nga filmat e vizatuar: SpongeBob, Batman, Minnie Mouse… Familjet dhe fëmijët shpresojnë se në këtë mënyrë do të evitojnë largimin e dhunshëm nga Gjermania.

“Vendet e sigurta”

Në vitin 2015, Gjermania i ka radhitur ndër vendet e sigurta të origjinës edhe Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo do të thotë se personat nga këto vende nuk kanë të drejtë azili dhe se procedura për trajtimin e kërkesave të tyre është shkurtuar. Një vit më parë, ndër vendet e sigurta të origjinës ishin radhitur edhe Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, që do të thotë se tani të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në këtë listë. Disa organizata humanitare e kanë kritikuar këtë vendim, me shpjegimin se këto vende kanë probleme shumë serioze me sundimin e rendit dhe ligjit, në krahasim me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Shumë persona që janë vendosur në katedralën e Regensburgut pohojnë se Ballkani nuk është vend i sigurt për ta. 43-vjeçari Bardhok Bardhoku, ka ardhur në Gjermani nga Shqipëria, së bashku me gruan dhe tre fëmijë. Vajza më e vogël ka lindur madje në Gjermani, vitin e kaluar. “Shqipëria nuk është vend i sigurt. Atje ka shumë kriminalitet në Parlament, ndërsa paratë që shkojnë atje prej Bashkimit Evropian, bien në duar të gabuara.“

“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të traditave mafioze“, pohon Bradhoku. “Nuk mund të shkojmë te mjeku pa para. Për të jetuar atje duhet të shesësh shtëpinë, trupin apo diçka tjetër“.

Bardhoku, i cili në Shqipëri ka pasur një “Internet Kafe” pohon se është i përndjekur nga mafia për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pasurisë.

Shqiptarja 27-vjeçare, Albana Ademi pohon se familja e saj në Kosovë është kërcënuar nga kriminelët. “Burrin tim e kanë kërcënuar me vdekje”, pohon Albina. Nëna e tre fëmijëve, ka jetuar 12 vitet e para të jetës së saj në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe ka lindur. Pas përfundimit të luftës në vitin 1999 ajo me familjen është detyruar të kthehet në Kosovë.

“Dua të mbetem në Gjermani”, thotë djali i saj 10-vjeçar, i cili për më shumë se një vit ka qenë në shkollat gjermane.

Solidariteti dhe donacionet

Në 48 orët e kaluara këta persona janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat humanitare. Para katedrales është mbledhur edhe një grup mbështetësish dhe japin ndihma të ndryshme. Këtu janë edhe përfaqësuesit e organizatës Malteser, të cilët japin donacione.

“Ne kurrë nuk do të mund të falënderojmë ata sa duhet”, thotë 33-vjeçari Muhamed Shaqiri. Ai ka ardhur në Gjermani me katër fëmijë dhe gruan nga Kosova në vitin 2014. Gruaja e tij ka nevojë për ilaçe, për shkak të problemeve psikike. Ajo është e sëmurë edhe nga epilepsia.

Gati gjysma e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës jeton në kushte të rënda. Papunësia është rreth 40%. Shaqiri pohon se jeta e romëve është në veçanti e rëndë. “Ata nuk duan të na japin punë”, thotë ai. “Nuk na lejojnë të shkojmë në shkolla. Nuk kemi shtëpi dhe nuk kemi asnjë shans.”

kishee

“Ne do të rrimë këtu deri sa të plotësohen kushtet tona”, thotë Shaqiri.

Çfarë do të ndodhë me këta persona nuk dihet. Ndërkohë policia e cila po bashkëpunon ngushtë me përfaqësuesit e katedralës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërhyjë në katedrale kundër këtyre personave që kanë kërkuar azil në kishë. Albana e ka të qartë se “kisha nuk është shtëpi për refugjatë”. Ndërsa Bardhoku pohon se ata e kanë shumë shpesh mbështetjen e popullit gjerman. “Ndërsa tani na duhet edhe mbështetja e shtetit.” /DW

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Zbulohet hierarkia e drejtimit të grupit të drogës

Zbulohet hierarkia e drejtimit të grupit të drogës

Horoskopi. E Hënë 18 Janar 2016

Horoskopi, 9 korrik

Foto/ Kjo është balerina më seksi shqiptare

Foto/ Kjo është balerina më seksi shqiptare

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com