Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Në spitalin ku thonë se mblidhen të “çmendurit” e vetëm

2016/04/25 at 6:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Reportazh/ Në spitalin ku thonë se mblidhen të “çmendurit” e vetëm

Nga Reldar DEDAJ


Me siguri iu ka rastisur të vizitoni disa vende pamja  e të cilëve të ngjall një ndjenjë keqardhje dhe frike. Kjo është ajo çka provon, sapo në fund të rrugës në lindje të Tiranës, të shfaqet “Spitali Psikiatrik” në QSUT. Të sëmurët këtu të japin përshtypjen e të burgosurve që shtrijnë duart menjëherë sapo rrezet e diellit të përshkrojnë hekurat e dritareve, apo pamjen e manastireve të errëta.

Ndoshta ky spital përmbledh në të njëjtën kohë edhe mungesën e lirisë së burgjeve, por edhe heshtjen e manastireve. Aty ka pak levizje, një i huaj do të pandehte se kjo ngrehinë, brenda saj nuk mund të ketë askënd, po të mos e hapte papritmas infërmierja derën e blinduar. Ku brenda korridorit të çeltë ishte vështrimi i disa njerëzve që tashmë ishin ngulur mbi pjesën e jashtme të pavijonit.

Është e vështirë të gjendesh në këtë spital e të mos mbetën sytë tek ato dyer të hekurta, që shoqëronin të gjitha katet e këtij mjedisi mendje-shpëtues. Të paktën kështu thuhet…!

spitali8

Këtu mezi takon dikë të flasë, krijohet ideja ku as dhimbja e mllefi nuk i detyron të jenë më të hapur. Fytyrat e tyre duan të flasin, por për çudi nuk e bëjnë. Ata mblidhen, shtrëngohen, rrudhosen e sa për ta çmpirë pak, nxjerrin një fjalë të vetme nëpër dhëmbë, e pastaj largohen duke u strukur në hapësirat e brendshme të kateve.

Nuk vonoi shumë dhe kjo heshtje nisi të kallëzojë … Aty pranë derës së jashtme takojmë një grua nga Tirana, Anza quhej. Ajo kishte vajzën të shtruar këtu prej disa kohësh. Ndërsa bisedonim në oborrin e këtij spitali të ulur në buzinën e lulishtes. Që nuk kishte shumë kohë që kishte përfunduar, disa fytyra të heshtura kundronin nga xhamat e dritareve. “Ja në katin e tretë e kam vajzën unë- vazhdoi të ngrinte dorën drejt dhomës së saj- ka kaluar në depresion që në moshën 19-vjeçare dhe ka një djalë të vogël, tregon ajo.

gruaja

Ky mjedis nuk të jep pamjen e atyre që jemi mësuar të shohim rishtazi, ku levizjet e tepërta nëpër korridore të krijonin pamjen e një gjullurdie, ku për çudi të dukej shumë normale. Këtu siç shihej, zhurmat, hapjet e dyerve, levizjet e studentëve, pothuajse çdo gjë heshte. Siç mësuam më vonë zhurmat i irritonin shumë këta të sëmurë.

spitali6

Irena, mjeke psikiatre prej disa vitesh në këtë spital, po mundohej të na shpjegonte mënyrat dhe faktorët më të rëndësishëm që mund të ndikojnë, sadopak, në sëmundjen e këtyre pacientëve.

Megjithatë, ajo që përbënte një shqetësim të madh për ne, nuk ishin vetëm këta të sëmurë që ndodheshin në këtë spital, por edhe fakti se çfarë përjetonte ajo, në radhë të parë si njeri i specializuar i fushës, kur vinte re, në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, njerëz që për shkaqe krejt të panjohura në jetë, sorollaten të braktisur, me një humbje të plotë të ekuilibrit mendor.

Duke menduar, gjithmonë, se këta janë personat e vetëm që mund të hedhin alarmin për rrezikun që mund të kanosin, pse jo dhe për shërimin ose rehabilitimin e tyre diku.

Doktoresha me ngjyrën e flokëve patëllxhan, bën me dije, nuk është detyrë e spitalit të marrë njerëz nga rruga dhe t’i kurojë, sipas saj, janë institucione të tjera që mund të kujdesën për ta. “Spitali Psikiatrik” në QSUT, ka pothuajse rreth 150 shtretër, pavarësisht se numrin e saktë nuk arritëm ta marrim vesh, arsyet janë ende të paqarta, mirëpo, nuk ishte vetëm kjo e fshehtë, një tjetër, numri i personave të shtruar. Edhe kjo një dilemë e panjohur nga ana jonë.

irena

Ndoshta ky mosinformacion mbulon një të dhënë tjetër më të rëndësishme. Një të dhënë që spitali nuk mund ta jepte, nuk e lanë, apo s’mund ta thoshte. Por diçka shihet mjaft qartë, pothuajse kudo, dhjetra njerëz të sëmurë mendorë që bëjnë varavingo rrugëve të qytetit, ku askush se vënë ujin në zjarr, e aq më tepër të pyesin për ta.

Deri sa të vijë një kohë tjetër, një ditë dimri shumë e ftohtë, p.sh, dhe dikush nga ata të shkretë të vdesë, se nuk kishte askush të paguante për ta. Tirana, krahas debatit që ndërton për mbrojtjen ndaj mjedisit, strehimin dhe vaksinimin e qenve të rrugës, gjëra shumë të rëndësishme, të mendojë pak, edhe për njeriun. Nëse ka humbur njeriu, si mund të gjendet shpëtimi diku tjetër.

endacaku

Të mbrosh njeriun, do të thotë, të mbrosh jetën, do të thotë, as më pak as më shumë, të mbrojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë qytetin ku jetojmë dhe, kjo nuk është pak, është shumë. Është shumë, do të thotë;  është gjithçka. Këta njerëz që sorollaten të humbur nëpër rrugë të ndryshme të Tiranës, të palarë, të parruar, që u vjen era kërmë, janë dëshmi e gjallë e një komuniteti shumë agresiv, e një shoqërie të tërë aspak ndryshe. Të luftosh një gjendje të tillë, të lë të kuptosh, se po mundohesh t’i kthesh vendit ku jeton fytyrën njerëzore të tij. Ta bësh të ndjehet më paqësor, më i bukur dhe më i jetueshëm.

Sado të lodhen duke i lyer fasadat, mermetuar, shtruar rrugë dhe hapur të tjera për biçikleta, për ta bërë të ngjshme me qytete europiane, Tirana, do ta ketë të pamundur të jetojë, të jetë, nëse nuk do i kurohet shpirti. Ajo thjesht do jetë një varrezë e bukur, e zbukuruar me lule, por varrezë do mbetet. Një varreze nuk mund t’i thuash e bukur, të paktën kjo nuk është dëgjuar ndonjëherë.

arbi mazniku

Ky mendim, po vinte vrulltazi në mendje, ndërsa merrnim me shumë pezëm shkallët e spitalit sa lart-poshtë. Pas një dere, po qëndronte një burrë i vjetër, menjëherë, të jepte përshtypjen e një njeriu ku e gjithë pesha e botës është hedhur mbi supet e tij.

Ishte ulur këmbëkryq në dysheme, i mbështetur në murin e korridorit të spitalit, ndërsa priste mjekun  që i kishte marrë djalin për t’ia kuruar të mbaronte shpjegimin me studentët e mjekësisë.

Në atë moment dëgjoje disa togfjalësha të cilat përplaseshin me veshët tanë e pastaj duke u tretur në hapësirën boshe të korridorit, ashtu siç mund të tretëshin shtullungat e duhanit: “O Zot ndihmoje, ruaje o Zot”. Këto fjalë shprese që davariteshin në atë hapësirë heshtanake në formë gjysmë-lutje e gjysmë-force, psherëtinin për pak çaste, pasi shumë shpejt humbnin në heshtjen mbizotëruese.

spitali3

Burri i ulur këmbëkryq në korridor të spitalit, quhej Hasan, ishte nga një fshat i Kukësit. Na tregoi se kishte ardhur për disa ilaçe të djalit, pasi prej dy vitesh vuante nga depresioni. Sipas tij, djali kishte pësuar goditje përgjatë kohës që kishte jetuar si emigrant në shtetin Grek. Kaq arritëm të komunikonim me të. Pjesa tjetër e bisedës nuk ishte asgjë tjetër veçse një pipëzamë e madhe, në një korridor gjysmëdritë, ku nevoja e kishte shndërruar herë në Kishë e herë në Xhami, nuk mund të ndodhte asgjë tjetër, përveçse aq sa ndodhi.

Korridorët ende vazhdonin të ishin të shurdhër, asgjë nuk dëgjohej, ndonjë levizje e vogël nga familjarët griste sadopak atë qetësi mbizotëruese, që kishte veshur gjithë spitalin. I vetmi që ia kishte ënda ta thyente këtë rregull, ishte roja. Cilido që kalonte afër tij, nuk përtonte aspak t’ia niste me të një dorë muhabet; ku me sa dukej, i kishte munguar shumë këtë ditë.

http://opinion.al/wp-content/uploads/2016/04/video-i-semuri.mp4
http://opinion.al/wp-content/uploads/2016/04/video-1461593577.mp4

spital7spitali2spitali8spitali11spitali12spitali 1spitali10spitali4spitali3spitali6spitali9spitali5



Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Politika si ushqim për pulat

Politika si ushqim për pulat

Skape Lordi!!!

Skape Lordi!!!

Video/ Moti i keq: Përmbytet Tirana nga reshjet e shiut

Video/ Moti i keq: Përmbytet Tirana nga reshjet e shiut

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com