Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

REPORTAZH/ Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit, “kasapit” shqiptar të ISIS

2016/01/26 at 10:26 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
REPORTAZH/ Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit, “kasapit” shqiptar të ISIS

Nga Taulant Kopliku


Sapo duam te kalojmë urën për të hyrë në qytezën e vogël në juglindje të Kosovës, gjëja e parë që na bie në sy është një tren I vjetër me një vagon të vetëm që më shumë të kujton trenat në spaghetti – western të Sergio Leones. Kalon përpara nesh duke zhurmuar pa e humbur për asnjë moment ritmin e ngadaltë, thuajse do ndalonte nga momenti në moment.

Ia shpreh këtë ndjesi shoqëruesit tonë nga Prishtina I cili më sqaron se qyteza ka ritëm edhe më të ngadaltë sesa ky tren shkatarraq…

Më herët kishim bërë një xhiro në atë zonë të qytetit ku në një tezgë të improvizuar ngjitur me kalanë e vjetër na u tha se shisnin fruta e perime vëllezërit e ndoshta personit më të urryer ndër shqiptarë, Lavdërim Muhaxherit. Tezga ishte e boshatisur ndërsa një shofer taksie aty pranë na sqaroi se dy të rinjtë nuk janë parë të vijnë në vendin e zakonshëm të punës.

Kalojmë urën dhe menjëherë përballë nesh shfaqet xhamia kryesore e qytetit, një nga objektet më të vjetër të kultit në Kosovë, ndërtuar rreth vitit 1594 nga veziri turk Koxha Sinan. Është orari I faljes dhe xhamia është e mbushur me besimtarë. Pas rreth 30 minutash pritje në oborr, besimtarët e parë nisin të dalin përjashta. Afrohemi dhe përpiqemi ti bejme ndonjë pyetje por shmangen pa shumë diplomaci duke na kërkuar të largohemi. Kur i pyesim për familjen Muhaxheri, agresiviteti bëhet i dukshëm dhe na urdhërojnë të ikim menjëherë.

kacanikImami i xhamisë, një djalë mjaft i ri na përshëndet dhe mundohet të kuptojë se cili është qëllimi i vizitës tonë. Më pas duke kërkuar falje i shmanget argumentit duke na drejtuar për tek kryemyftiu i Kacanikut i cili ndodhej në një fshat rreth 8 km larg. E kotë të vazhdojmë më.

Kuptojmë se të pyesësh për Lavdërim Muhaxherin është jo thjeshtë humbje kohe por edhe mjaft e bezdisshme për banorët e Kacanikut. Gjithsesi qëllimi ynë ishte të takonim familjarët e xhihadistit  26 – vjecar që jetonin diku në periferi të qytezës. Pas shume përpjekjesh dhe refuzimeve të vazhdueshme për të na dhënë vendndodhjen, më në fund gjejmë një taksist I cili na shoqëron drejt zonës ku jetojnë prindërit e Muhaxherit dhe dy vëllezërit më të vegjël.

Shtëpia tre katëshe e lyer në ngjyrë të gjelbërt ndodhet fare pranë rrugës drejt Prishtinës, vetëm pak km nga qendra e Kacanikut. Taksia ndalon rreth 200 metra larg dhe shoferi mezi prêt ta paguajmë për tu larguar. Disa pyetje të fundit që I bëjmë thuajse nuk I dëgjon. Është në ankth të vazhdueshëm dhe na lutet që të mos tregojmë se kush na ka sjellë deri aty.

vellaiAfrohemi drejt rrëpirës që të con te shtëpia e Muhaxherëve dhe menjëherë përballë nesh shfaqet një djalë shumë i ri, bjond dhe mjaft i imët. (Kishim imagjinuar dicka krejt tjetër ne fakt). Na përshëndet qetësisht dhe me të njëjtën qetësi e me ton miqësor kërkon të dijë qëllimin e vizitës tonë. Nuk kemi aspak nevojë të pyesim se kush është. Ka një ngjashmëri të madhe me vëllain e tij që lufton për ISIS.

Mundohemi ti shpjegojmë se kërkojmë opinionin e tij dhe pjesës tjetër të familjes për cfarë po ndodh në luftën e Sirisë por na ndërpret duke u shprehur se nuk ka asnjë gjë për të thënë për atë temë.

“Jemi hallexhi dhe punojmë cdo ditë për të sjellë bukën në familje. Intervista nuk japim prandaj largohuni”.

Ndërsa mundohemi të mbajmë në këmbë bisedën, në dritaren e katit të dytë shfaqet një tjetër I ri, rreth dy tre vite më I madh. Edhe ai mjaft miqësor por I vendosur për të mos folur me ne.

“Shkoni diku tjetër. Ka boll xhihadistë në të gjithë Kosovën e ju vini tek ne”.

Duket se nuk mund të bëjmë asnjë gjë dhe kemi mbetur thuajse vetëm në oborrin e vogël pranë banesës kur një sajesë, një ide e momentit, na jep mundësinë të realizojmë atë që nuk kanë mundur dhjetra gazetarë, vendas e të huaj.

“Kemi lëvizur shumë në këmbë për tu takuar me ju dhe të paktën një gotë ujë e meritojmë derisa ju kemi ardhur në derën e shtëpisë”.

Tashmë të dy vëllezërit janë bërë bashkë përpara një porte të vogël anësore. I madhi na bën me shenjë që ta ndjekim brenda ndërsa tjetri se ku zhduket për tu kthyer pas pak me një shishe dhe dy gota ujë. Jemi sistemuar në një tip magazine në katin përdhes e cila është e mbushur me dru zjarri dhe me arka boshe frutash. Të dy nisin një bisedë që nis të bëhet vërtetë e këndëshme. Duket se janë të pashkolluar por janë të mprehtë dhe japin përgjigje inteligjente. Tregojnë sesi dita e tyre nis duke prerë dru zjarri që më pas I shesin në qytet dhe më pas vazhdon me daljen në tezgën e fruta perimeve ku shesin deri në oret e vona të pasdites. Pranojnë që janë shumë besimtarë edhe pse në paraqitje nuk kanë asnjë ndryshim nga të rinjtë e tjerë të Kosovës. Më I vogli shprehet qartë se ndjek me përpikmëri cdo udhëzim të hoxhë Florimit (Florim Neziri), I cili është si një vëlla I madh për të.

vellai 1Pas disa batutash futemi në argumentin e “nxehtë” dhe përgjigjet na i jep vëllai më i madh.

“Cfare mendoni për videot e Lavdërimit që qarkullojnë në internet”?

“Janë të montuara. Nuk ka sesi një person të qëllohet me RPG (bazuka) dhe të mos dëmtohet. Dikush I bën këto gjëra dhe as ne e as ju nuk kemi sesi ti dimë”.

“A është terrorist vëllai juaj”?

“Po nuk dimë ne nga këto gjëra. Mos na ngatërroni me këto histori. Shkoni më mirë e pyeteni vetë atje ku është”.

“Shkojmë por kthehemi pa kokë”.

“Jo, jo. Nuk është prej atyre ai. Merret vesh me ju. Lerini gazetat se cfarë shkruajnë”.

“A ka ardhur ndonjëherë Lavdërimi në shtëpi qëkur është nisur në Siri”?

“Ka qenë njëherë kur e patën plagosur në front dhe u kurua këtu në Kosovë. Këtu e patën. Pse nuk e arrestoi kush e sot na e shpallin si më të rrezikshmin. Për këtë them unë që ka dicka këtu që se dimë asnjëri”.

“A keni probleme me banorët e Kacanikut? Si ju shohin”?

“Si mund të na shohin more? Po cfare I kena ba atyre? Na respektojnë të gjithë”.

“A e ka njollosur emrin e Kacanikut vëllai juaj”?

“Nuk po I di unë ato gjëra a e ka njollos Kacanikun apo jo. Ka për të dalë e vërteta e kësaj histori. Mos harrojmë se më përpara Lavdërimi ka punuar në Bondsteel (baza amerikane në Kosovë) dhe ka qenë I lidhur ngushtë me amerikanët”.

“Dhe”!!?

“Edhe ma gjatë s’po di unë por po ju them që pyesni atje ku dihen këto gjëra nëse ju vetë si dini”.

“A keni probleme me autoritetet? A vjen policia për kontrolle apo për t’ju marrë në pyetje në lidhje me vëllain tuaj”?

“Jo, nuk na bezdisin. Nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpi e as na kanë pyetur. Ne na njohin dhe e dinë se me cfarë merremi”.

“Nëse Lavdërimi ju kërkon të bashkoheni me të do te shkoni”?

“Jo. Nuk kemi cfarë kërkojmë atje. Puna e jeta jonë është këtu e nuk kemi pse shkojmë në një vend ku ka luftë”.

“Lavdërimi bën thirrje në internet që të vriten të gjithë të pafetë, qofshin edhe muslimanë që nuk ndjekin ritet fetare që praktikon shteti islamik atje. Mesa shohim, edhe ju jeni të pafe sipas atyre standardeve. A keni frikë se mund t’ju vrasë edhe ju”?

“Jo. Ai nuk është kafshë. Njeri është edhe ai, prej mishi e gjaku. Por ju më mirë shkoni atje ku është dhe pyeteni vetë për gjithë këto gjëra. Ai është miqësor dhe madje di disa gjuhë të huaja. Mund të bëni një intervistë të bukur me të”.

Përgjigjet i morëm të shkurtëra e të thata por gjithsesi dicka u tha.

Në qendër të Kacanikut  marrim disa opinione për rekrutimin e të rinjve në  luftën e Sirisë si dhe mbi rolin e Lavdërim Muhaxherit në këtë luftë.

Ajo që dëgjojmë mes morisë së opinioneve apo dhe refuzimit për të folur të një pjese të banorëve, është befasuese. Ka një opinion fiks në të cilin Muhaxheri dhe ndjekësit e tij në front paraqiten si persona me shumë vlera në shoqëri. Një kacanikas të vërtetë, të traditës që nuk dihet se për cfarë arsyesh kanë hyrë në atë rrugë.

“Pavarësisht cfarë ka ndodhur, Lavdërimi tashmë i përket historisë. Ai ka dhënë prova që është një komandant dhe lider I padiskutueshëm” – shprehet njëri nga të intervistuarit ndërkohë që një tjetër tregon sesi në luftë përkrah Lavdërim Muhaxherit janë bashkuar edhe disa prej ish-ushtarëve më të njohur të UCK-së në zonën e Kacanikut.

“Kjani Mjaku, njëri prej tyre ishte një nga patriotët dhe luftëtarët më të mirë të Kacanikut. Iu bashkua ISIS dhe ra shehid atje. Me erdhi shumë keq se e kisha mik të vjetër”- thotë ndërsa rrufit cajin tradicional me gota të vogla që serviret në të gjithë baret përreth xhamisë.

Kacaniku, qyteti me rreth 30 mijë banorë, ka marrë famën ndoshta të pamerituar si kryeqyteti I xhihadistëve të Kosovës. Shifrat e rekrutimeve nga kjo zonë janë kontradiktore dhe me pasaktësi të mëdha, me tendencën e autoriteteve për të minimizuar fenomenin dhe me dëshirën e mediave, kryesisht të huaja për të rritur artificialisht numrin. Në Kacanik mësuam se Lavdërim Muhaxheri ka përkrah tij  edhe 30 xhihadistë që vijnë nga kjo zonë. E vërtetë ose jo, kjo sot ka pak rëndësi. Efekti është bërë dhe media nga e gjithë bota mësyjnë dhe kërkojnë të nxjerrin dicka nga Kacaniku, kryeqyteti shqiptar I xhihadit.

*Taulant Kopliku është autor në emisionin investigativ “Le Iene” në Italia 1. 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Ja si ti përdorni hartat e Google kur nuk keni internet

Ja si ti përdorni hartat e Google kur nuk keni internet

Tryeza për reformën zgjedhore, mungon Nishani. Ja kush merr pjesë

Tryeza për reformën zgjedhore, mungon Nishani. Ja kush merr pjesë

Arditi uron vajzën për ditëlindje: Do të mbetesh e vogla ime përgjithnjë

Arditi uron vajzën për ditëlindje: Do të mbetesh e vogla ime përgjithnjë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com