Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh me foto/ Rreth e qark Malit të Dajtit me biçikletë

2016/06/06 at 9:40 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Reportazh me foto/ Rreth e qark Malit të Dajtit me biçikletë

Nga Gjergj Erebara


Një xhiro me biçikletë një të shtunë me synimin për t’i rënë përqark Malit të Dajtit në Tiranë rezultoi paksa më e gjatë dhe më e lodhshme nga sa pritej si dhe ofroi disa panorama që nuk ndeshen shpesh.

“Është një rrugë e ngushtë dhe e vështirë. Nuk ecet dot aty me biçikletë,” më tha pronari i një lokali modest në fshatin Shupal të Tiranës, pak përtej grykës së Tujanit në Malësinë e Tiranës, ndërsa e pyeta se nga i binte rruga për të kaluar nga Lumi i Tiranës për në Qafëmollë dhe Qafë Priskë me synimin për t’i rënë përqark Malit të Dajtit. “Unë jam nga kjo zonë dhe nuk më ka rënë rasti kurrë t’i bie andej,” më tha një banor tjetër i Shupalit. “Do ta kesh të vështirë ta gjesh.”

Ajo zonë është shumë pak e banuar dhe vështirë se has njerëz rrugës për t’i pyetur.

Rruga doli pak a shumë kështu. E vështirë për t’u dalluar përgjatë një degëzimi të Lumit të Tiranës, kërkonte kapërcimin e lumit në të paktën dy raste dhe mund të ngatërrohet me një rrugë tjetër e cila, efektivisht nuk gjendet në Google Maps dhe që të shpinte në një fshat të vogël malor të quajtur Selitë.

Rrugëtimi rreth e përqark Dajtit duke i nisur nga qendra e Tiranës zgjati për rreth 49 kilometra dhe hëngri plot nëntë orë, përfshirë disa orë të humbura në ngatërresa rrugësh.

Segmenti i parë, nga Tirana deri në fshatin Shupal, eci mirë. Të 15 kilometrat që të shpien përmes Shish-Tufinës dhe Tujanit kërkuan 1 orë e 50 minuta, përfshirë nja pesë kilometra aspak të këndshme nga fshati Brrar për te Gryka e Tujanit, ku rruga nisi së ndërtuari shumë vite më parë, por punimet u ndërprenë duke e lënë të paasfaltuar. Miliona euro të shpenzuara (përfshirë edhe një tunel) për një rrugë që sot duket se është në gjendje edhe më të keqe nga sa qe para se ato miliona të shpenzoheshin. Makinat e rënda ngrenë vazhdimisht pluhur, ndërsa një pjesë e rrugës është tepër e pjerrët dhe plot gurë e gropa që e bëjnë të nevojshme ta marrësh biçikletën për dore. Shkurt, nuk është rruga më e mirë për t’u përshkruar me biçikletë.

Përgjatë rrugës që nuk përfundoi kurrë, Lumi i Tiranës gjarpëron në një kanion të ngushtë dhe piktoresk, shumë i pastër në këtë pjesë dhe krejtësisht ndryshe nga imazhi që krijohet kur i njëjti lum shihet disa kilometra më poshtë rrjedhës. Të shtunën, disa të rinj kishin gjetur një pellg për të bërë një dorë plazh.

Pastaj, pasi kalon Grykën e Tujanit, atë hapësirë as një metër të gjerë mes shkëmbinjve nga ku Lumi i Tiranës kalon nga mali në fushë, rruga në ndërtim mbaron dhe rruga e lashtë me kalldrëm ofron panoramat e fshatrave malorë.

Zona e njësisë administrative të Zall Bastarit është si një gropë në nivelin 400-600 metra mbi det e rrethuar nga të gjitha anët nga male të larta me dy dalje të ngushta, Gryka e Tujanit dhe Kanionet e lumit Tërkuzë. Është një zonë e varfër dhe e depopulluar që në Tiranë është njohur gjerësisht si zonë internimi për “elementët problematikë” të shoqërisë gjatë kohës së Komunizmit.

Segmenti i dytë

Segmenti i dytë zgjati për shtatë kilometra, (përshirë edhe një ngatërresë rruge prej dy kilometrash) dhe më çoi përgjatë lumit të Tiranës drejt burimit të tij malor pranë fshatit Selitë e Malit. Rruga ecën përgjatë të gjithë kohës në krahun e majtë të lumit të Tiranës por në kilometrin e pestë merr papritur një kthesë djathtas. Unë nuk e ndoqa me vëmendje hartën në celular dhe vazhdova për një kilometër tjetër në rrugën që nuk qe e shënuar në hartë. Prej aty u desh të ndjek një shteg të ngushtë dhe të lodhshëm këmbësorësh për të dalë në Qafmollë, zonën ku kalon e ashtuquajtura rrugë kombëtare SH 54.

Ato pak kilometra ngjitje nga lugina e Lumit të Tiranës në kuotën 550 deri në kuotën 720 metra mbi nivelin e detit, gjithsej as tre kilometra, kërkuan tre orë të mira. Ngjitja vijoi më tej deri te Qafa e Priskës, e cila gjendet në kuotën 960 metra mbi nivelin e detit.

Pjesa e fundit e rrugës, zbritja nga Qafa e Priskës për në Tiranë, qe afro 17 kilometra e gjatë dhe u përshkrua për 1 orë e dhjetë minuta.

Meqë ra fjala te Qafa e Priskës, rruga që zbret poshtë drejt luginës së Erzenit për në Shën Gjergj është rikonstruktuar para disa viteve duke krijuar mundësinë për të vizituar një pjesë të malësisë së Tiranës shumë të gjelbëruar dhe të bukur. Rruga sakaq ka rrëshqitur në disa vende kështu që, nëse ju ngacmon ideja të shkoni, nxitoni sepse së shpejti mund të mos ketë më rrugë të asfaltuar. /Marrë nga Reporter.al

 

Rruga-kombetare-Sh-54Mali-i-Dajtit-nga-pasrruga-nga-Shupali-per-ne-QafmolleShupal1Shupal2Lumi-i-Tiranes1Mali-i-Dajtit-nga-pas1Shkembi-mbi-gryken-e-Turanit-me-kend-paksa-te-eksagjeruarShupalKanionet-e-lumit-te-TiranesLumi-i-TiranesRruga-per-ne-Zall-BastarRreth-dajtit-Tirane-Shupal-hartaMali-i-Dajtit-nga-fshati-Tufine



Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
Aktualitet

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

15 Maj, 2025 12:52 pm
Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
Kryesore

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

15 Maj, 2025 12:33 pm
Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
Aktualitet

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

15 Maj, 2025 12:27 pm
Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
Aktualitet

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

15 Maj, 2025 11:41 am
“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
Aktualitet

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

15 Maj, 2025 11:37 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Para
Video/ Ka vetëm një këmbë, shikoni se çfarë goli shënon me goditje dënimi

Video/ Ka vetëm një këmbë, shikoni se çfarë goli shënon me goditje dënimi

Video/ Supergoli i Edgar Çanit dhe Gatuzo, Piza me një këmbë në Serinë B

Video/ Supergoli i Edgar Çanit dhe Gatuzo, Piza me një këmbë në Serinë B

Kush është njeriu që lëviz drogën në Zvicër? Shqiptari me emrin…

Kush është njeriu që lëviz drogën në Zvicër? Shqiptari me emrin...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
15 Maj, 2025

Para nisjes së konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, janë firmosur...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
15 Maj, 2025

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka vizituar Portin e Durrësit, nga ku u prit nga Ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com