Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Kinezët spektakël në Cërrik, rikthehen pas 50 vitesh…

2016/07/07 at 8:34 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Reportazh/ Kinezët spektakël në Cërrik, rikthehen pas 50 vitesh…

Nga Bardha Nergjoni


Nuk do ta kishin imagjinuar që do të priteshin aq mirë dhe do të merrnin aq shumë duartrokitje, do të bënin aq fotografi dhe do të mbusheshin me aq urime. Kinezët në Cërrik kanë nga viti 1967 që janë vendosur me ndërtimin e Radiostacionit, por këtë popullaritet nuk e kanë hasur kurrë më parë. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës u shpall “Qytetare Nderi”; “Ti më je si një gonxhe” u këndua në gjuhën kineze, e arti marcial i Kung Fu Shaholin mrekulloi të vegjël dhe të mëdhenj dhe kështu kaloi një pasdite argëtimi e pazakontë për Cërrikun.

20160705_183128_resized

Në pjesën më të madhe ata kanë mësuar shqip, flasin shumë pak dhe njohin shumë mirë mediat shqiptare. Pavarësisht temperaturave të larta, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Publiku i shumtë u entuziazmua nga aq shumë kinezë në shesh e në skenë.

Ambasadorja Yu nuk u shfaq e bezdisur për asnjë moment nga njerëz pa fund që kërkonin një foto më të. Të çuditur për entuziazmin e Cërrikut, përfaqësuesit kinezë bënë komente mjaft emocionuese. Shfaqja e tyre nuk ishte pritur kështu në Tiranë.

20160705_185018_resized
20160705_191218_resized
20160705_185218_resized

Ambasadorja Jiang Yu e cilësoi aktivitetin një shtysë të re për marrëdhëniet dypalëshe dhe një urë të re komunikimi midis dy popujve.

“Siç e dini Kina dhe Shqipëria kanë pasur një marrëdhënie tradicionale qysh prej shumë vitesh dhe tani po nxisim marrëdhënie me njësitë vendore dhe shpresojmë që këto marrëdhënie do të japin një shtysë të re për marrëdhëniet e dypalëshe”.

Sa i përket investimeve, duket se Kina është shumë e interesuar për disa fusha ndërsa veçanërisht në Cërrik për bujqësinë. “Kam shkëmbyer mendime për mundësitë e bashkëpunimit. Ekziston një hapësirë bashkëpunimi në fushën e bujqësore të makinerive bujqësore, etj. Ndërkohë sa i përket investimeve të tjera ambasadorja Yu theksoi se  ka hapësira për bashkëpunime në fushën e infrastrukturës, së energjisë, arsimore kërkimore.

20160705_183830_resized

Për kryetarin e Bashkisë, Altin Toska, ka shumë arsye pse ambasadorja kineze u shpall “Qytetare Nderi” dhe pse ky bashkëpunim po forcohet.

Toska theksoi se ky është titulli i parë që këshilli bashkiak i Cërrikut jep në këtë mandat dhe është përzgjedhur ambasadorja kineze për shumë arsye: Së pari për tërheqjen e investitorëve kinezë; së dyti për dhurimin e shumë pajisjeve për bashkinë e Cërrikut; dhe e treta sepse bashkia e Cërrikut është zgjedhur sibashki pilot pas nënshkrimit të një kontrate mes qeverisë kineze dhe ministrit Panariti për subvencionimin e bujqësisë prej 10 mln dollarësh”.

Ndërkohë, lidhur me Radiostacionin ai u shpreh se ka një rol të rëndësishëm pasi e bën të njohur Cërrikun dhe e përqendron vëmendjen tek kjo bashki.

“Aktualisht në Radistacionin e Cërrikut punojnë 38 inxhinierë kinezë dhe 38 inxhinierë shqiptarë dhe na bën të njohur në të gjithë botën dhe emeton valë deri në Kinë”.

Ndërkohë, një sipërmarrës në Cërrik që ka mësuar të komunikojë në gjuhën kineze dhe e ka vizituar vendin me popullsi më të madhe në botë, thotë se kinezët në Cërrik janë ata që ndihmojnë më shumë. Ai ka mësuar të komunikojë në gjuhën kineze.  Jetmir Laroshi e quan vendin me ekonomi mjaft të zhvilluar, pavarësisht sistemit komunist dhe nga të cilët të gjithë duhet të marrin shembull. “Janë njerëz shumë të mrekullueshëm. Shërbejnë në këtë qytet. Për çdo problematikë të vogël. Në zonën tonë kanë sistemuar rrugën e fshatit. Unë vetë kam qenë në Kinë dhe kam parë më sy një kapitalizëm shumë të zhvilluar”.

Kinezët në Cërrik, një histori që nis në 67-tën

antena-1024x539

Radiostacioni i Cërrikut ka filluar punë më 1 tetor 1967. Është qendër transmetimi radioje, me valë të shkurtra. Ky radiostacion ka qenë konceptuar si i ndarë në dy zona: zona A dhe zona B. Zona A ka të instaluar 8 transmetues nga 50 kvv fuqi të rrezatuar, të cilët mund të punojnë dhe të bashkuar nga dy, duke realizuar një fuqi prej 100 kvv, që për vitet 60-70 ishte një fuqi e konsiderueshme. Nëpërmjet një sistemi antenash, nga zona A janë transmetuar në drejtim të vendeve të ndryshme të botës, programe në shqip si dhe në gjuhë të huaj. Nga zona A deri në  vitin 1989 transmetoheshin programe në 28 gjuhë të huaja. Në vitet e fundit të shek. XX transmetohen në 16 gjuhë, si dhe programe shqip për shqiptarët jashtë atdheut. Zona B ka të instaluar 8 transmetues, nga të cilët 2 me fuqi 50 kë secili, si dhe 6 të tjerë me fuqi 15-25 kvv. Nga kjo zonë në dy transmetuesit 50 kvv është dhënë dhe vazhdon të jepet program difuzioni. Të gjashtë transmetuesit e tjerë kanë punuar kryesisht në telegraf për agjencinë kineze “Hsinhua”,  ATSH, ambasadat dhe Postë-Telegraf-Telefonin, PTT,etj.

Mësohet se janë rreth 50 persona që punojnë aktualisht në radiostacion. Është e vështirë të kesh akses në ambientet ku edhe janë vendosur me shtëpi të vogla që i shërbejnë për të jetuar gjatë kohës që punojnë. Shpesh ata dalin në qytetin e Cërrikut dhe Elbasanit, marrin pjesë në festime, njihen me traditën dhe ushqimet, bëhen pjesë e komunitetit me të cilin janë miqësuar mjaft dhe mësojnë shqip, një kulturë interesante për ta, në një miqësi që duket se po lulëzon sërish. /tesheshi.com



Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Militantët e IS sulmojnë sërish Bangladeshin

Militantët e IS sulmojnë sërish Bangladeshin

Ligji i ri, mbetjet urbane do të riciklohen në Shqipëri. Firmosin PS-LSI

Ligji i ri, mbetjet urbane do të riciklohen në Shqipëri. Firmosin PS-LSI

Telefonata për Sirinë, për çfarë ranë dakord Obama-Putin

Telefonata për Sirinë, për çfarë ranë dakord Obama-Putin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com