Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Jeta e sirianëve në Turqi

2016/05/08 at 2:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reportazh/ Jeta e sirianëve në Turqi

Një punëtor në restoranin sirian Tarbush në Stamboll, 3 Prill 2016

Mohamed Nizar Bitar nuk ik kurrë larg prej shtatë restoranteve të tij siriane në Turqi. Edhe pse drekonte në njërin prej tyre, ai monitoronte gjashtë të tjerët përmes kamerave të sigurisë, të lidhura me telefonin e tij mobil.

Njëherë, ai ka vënë re se një punëtor nuk e ka vënë kapelën e bardhë dhe e ka ndëshkuar atë. “Ai ka paguar 100 lira. Duhet të jemi të pastër. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj konsumatorëve”, thotë Bitar.

Bitar, nga Damasku, është njëri prej qindra pronarëve të restoranteve që ushqejnë 1.7 milionë refugjatët sirianë, që jetojnë në Turqi. Ai është larguar nga Siria pesë vjet më parë, duke braktisur tri fabrika që kanë përpunuar gurin, dhe është bërë manjat restorantesh në Stamboll.

Sot, shtatë restorantet e tij dhe dy furrat e tij të bukës kanë të punësuar rreth 300 njerëz, shumica sirianë. Biznesi i tij quhet Tarbush dhe ndodhet kryesisht në lagjen Aksaraj të Stambollit që sot quhet edhe Siria e Vogël.

“Po të vizitonit Askarjan para katër ose pesë vjetësh, nuk do të shihnit askënd natën, ishte zonë e rrezikshme. Tani, pasi kemi hapur shumë, shumë restorante, mund të shihni një rrugë të Sirisë”, thotë Bitar.

Sirianët posedojnë rreth 7,500 kompani në Turqi, thotë Mohammed Hallak, udhëheqës i organizatës së biznesit “Shoqata e Miqësisë Siriane”.

Ata janë të përqendruar në restorante, ndërtim, tregti, agjenci udhëtimi dhe u ofrojnë punë refugjatëve sirianë.

Dalia Mortada është gazetare siriano-amerikane dhe përcjell ushqimet siriane. Thotë se dallimi midis ushqimit sirian dhe atij turk është i dukshëm, edhe pse dy vendet ndajnë një kufi prej 800 kilometrash.

“Të dyja vendet përdorin qengjin, shumë domate dhe shumë patëllxhanë. Por, kur shikoni mëlmesat dhe kombinimin e përbërësve, ato janë shumë të ndryshme”, thotë Mortada.

Bitar ia atribuon një pjesë të suksesit edhe popullit turk, i cili thotë se është i hapur ndaj kuzhinës së huaj dhe i dashur me të huajt. Bitar ka tani 27 partnerë biznesi nga Turqia, Siria, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në të gjitha qytetet e Turqisë, mund të gjeni njerëz nga Siria. Kemi ndërtuar shkolla, fabrikën tonë, kompaninë tonë të tregtisë dhe eksportojmë mallra në gjithë botën”, tregon Bitar.

Hiyam Hamze Omar, një grua nga Iraku, viziton shpesh restorantin e Bitarit së bashku me burrin, nënën e saj dhe tre fëmijët. Omar, 26 vjeçe, thotë se është larguar nga qyteti Kirkuk me shpresën që të arrijë në Evropë dhe t’iu ofrojë fëmijëve të saj arsimim më të mirë.

“Vi në këtë restorant çdo javë. Nuk është ushqimi si në Irak, por është i mirë”, thotë Omar.

Bitar thotë se shpreson të zgjerojë rrjetin e restoranteve të tij edhe në qytete të tjera të Turqisë. Thotë se nuk ka plane të ikë në Evropë.

“Më pëlqen ky vend sepse më ka ndihmuar shumë. Nuk më pëlqejnë njerëzit përtacë që shkojnë në Evropë. Çfarë bëjnë atje”, pyetet Bitar.

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Fotolajm/ Ja pesë klubet që kanë harxhuar shifra astronomike për merkato

Fotolajm/ Ja pesë klubet që kanë harxhuar shifra astronomike për merkato

E fundit/ Vrasje me armë zjarri në plazhin e Durrësi

E fundit/ Vrasje me armë zjarri në plazhin e Durrësi

Zotohet Ronela: Kjo verë do jetë e imja

Zotohet Ronela: Kjo verë do jetë e imja

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com