Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Eksodi i heshtur i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

2018/08/10 at 3:45 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Reportazh/ Eksodi i heshtur i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

Përtej deklaratave për një korrigjim të mundshëm të kufijeve që do ta bënte Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës, mungesa e punësimit dhe mosnjohja e arsimit në shqip në Serbi po i shtyn shumë të rinj nga Bujanoci, Medvedgja dhe Presheva ta kërkojnë të ardhmen tyre në perëndim.


Si askund tjetër ku jetojnë shqiptarë, një orë letrare në Bujanoc vazhdon të jetë një manifest dashurie për atdheun. Të rinjtë recitojnë poezitë e Rilindasve e burrat mbajnë radhë për të folur mbi lavdinë e popullit shqiptar ndër shekuj.

Pasi ora letrare përfundon, gjindja i kthehet realitetit. Rrugë të pashtruara dhe pa drita, papunësi në nivelin e 60 për qind, arsimim i cunguar dhe mbi të gjitha një rini që tashmë të ardhmen e saj e sheh larg vendlindjes në perëndim.

Deklaratat e fundit të Presidentit Kosovar Hashim Thaçi, për një korrektim të mundshëm kufijsh midis Serbisë dhe Kosovës, i kanë kthyer komunat me popullsi shqiptare në Serbinë jugore në qendër të debatit politik.

Por në Bujanoc vendasit ankohen se kjo vëmendje ka munguar nga Tirana dhe Prishtina për sa i përket zgjidhjes së problemeve të mprehta që përballet Lugina e Preshevës – përfshirë mungesën e teksteve shkollore në shqip dhe njohjen e diplomave të universiteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës në Serbi.

Liderët shqiptarë të Luginës shprehen se premtimet e panumërta të Tiranës zyrtare për hartimin e teksteve shkollore për Luginën nuk janë materializuar, ndërkohë që vëzhguesit e rajonit nënvizojnë se çështja e teksteve arsimore për komunat me popullatë shqiptare në Serbi është keqpërdorur nga Tirana dhe Beogradi.

Eksodi i të rinjëve nga Lugina

Komuna e Bujanocit,me 43,302 banorë dhe shtrirë në një sipërfaqe prej 1249 kilometrash katrorë e që ndjek rrjedhat e lumit Vardar dhe Moravë, është qendra e Luginës së Preshevës.

Ky rajon është gjithashtu qendra e komunitetit shqiptar në Serbi, ku popullsi etnike shqiptare luhatet nga 54.6% në Bujanoc, në 89% në Preshevë dhe 26% në Medvegjë, të cilat në total kanë një popullsi të regjistruar prej 111 000 banorësh.

Megjithatë, sipas zyrtarëve vendorë gjatë viteve të fundit vetëm nga Bujanoci janë shpërngulur drejt perëndimit gati 20 mijë banorë, pjesa dërrmuese e tyre të rinj. Dëshira për tu larguar nga Lugina, ndikohet edhe nga mungesa e aksesit në arsim të lartë në Serbi.

Laura Halili ka përfunduar vitin e tretë të gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc. Ajo dëshiron të studiojë për financë por në universitetet serbe e ka të pamundur.

“Do të aplikoj në Shqipëri, jo vetëm se shkolla është shqip por është ëndrra ime të studioj në shtetin mëmë,” tha ajo.

17 vjeçarja është e paqartë për të ardhmen e saj, por nuk përjashton mundësinë se mund të largohet nga vendlindja në kërkim të një të ardhme të mirë.

“Të gjithë dëshirojnë të ikin jashtë e unë nuk mund të qëndroj këtu. Pse mos me e shfrytëzoj këtë mundësi që të jepet,” shprehet ajo.

Të pashpresë në Bujanoc janë edhe ata që kanë një diplomë në xhep.

Zhaneta Avdiu ka mbaruar shkollën e mesme për infermieri, ndërsa arsimin e lartë në Prishtinë e ka ndjekur për Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Prej dy vitesh është kthyer në luginë dhe është pa punë.

Zhaneta tregon se ka bërë një aplikim në Gjermani, duke shfrytëzuar njohuritë e shkollës së mesme për infermierinë.

“Këtu nuk ke asnjë mundësi pune. Të gjithë duan të ikin në Gjermani, sidomos ato që kanë studiuar në infermierie dhe mjeksi. Unë do të aplikoj dhe do iki atje,” reagon vajza e re.

Nëse nuk do të kishte një punë Zhaneta shprehet se nuk do të ikte nga Bujanoci, por ajo thotë se fatet e tyre i vendos politika.

“Problem kam vetëm të kem një punë. Gjithçka këtu është e lidhur me politikën, nëse ke të njohur të fusin në punë nëse nuk ke këtu mbetesh rrugëve,” shpjegoi ajo..

Drejtori i shkollës së mesme në Bujanoc, Zejni Fejzullahu tha se largimi masiv i njerëzve po sjell vdekjen e qytetit.

“Qytetarët e Bujanocit po largohen edhe pse është një vend i shkëlqyer ku kalon korridori i 10-të. Mirëpo fatkeqësisht për momentin nuk ka një perspektivë,” tha ai.

“Shumica sapo përfundojnë gjimnazin ikin në emigrim, e kjo po i sjell vdekjen qytetit”- të thotë drejtori i shkollës,” shtoi Fejzullahu.

Ndryshe, kreu i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, largimin e të rinjve në emigrim e shpjegon me politikën e mbrapshtë ekonomike të qeverisë serbe.

“Nuk dihet se çfarë do të bëhet me Luginë e Preshevës, ka mbetur pezull. Kemi disa kapacitete që mund të ngjallin zhvillimin e vendit si banjat e Nujanocit, prodhimin e lëngjeve minerale, fabrikën e përpunimit të duhanit, por që janë shtetërore e nuk i privatizojnë,” tha Kamberi.

“Kapacitetet ekonomike të zonës janë në duart të qeverisë, e jo të komunës dhe pse angazhimi ynë është se të ruanim të rinjtë, ata të rrinin në vend,” shtoi ai.

Sipas Kamberit një tjetër shtysë për emigrimin e të rinjve mbetet ngërçi për njohjen e diplomave universitare shqiptare në Serbi.

“Çështjen e pazgjidhur të diplomës nuk e zgjidh komuna, por kjo është çështje ndërshtetërore,” shfajësohet Kamberi.

Çështjet ndërshtetërore

Përgjatë 11 viteve të shkollimit të saj, Laura Halili ka mësuar se mbretëresha e Ilirëve ishte Teuta dhe se pavarësinë Shqipëria e fitoi në vitin 1912, por nuk është thelluar për sa i përket historisë, kulturës, muzikës apo dhe etnografisë së shqiptarëve në Ballkan, për arsye se lënda e historisë shqiptare nuk ekziston në kurrikulat e shkollës në Bujanoc.

“Kur në programin shkollor kishim përsëritje, profesori na fliste historinë e shqiptarëve,” kujton Laura.

Sipas drejtorit të shkollës së mesme Zejni Fejzullahu ligjërisht Luginës së Preshevës i njihet e drejta që në programin arsimor të këtë 30 për qind të kurrikulave për historinë, kulturë figurative, kulturën muzikore, natyrën dhe shoqërinë etnike.

Sistemi arsimor në Luginën e Preshevës, një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është në gjuhën shqipe, por ajo që nxënësit mësojnë mbi prejardhjen e tyre etnike nuk zë as dy për qind të kurrikulave arsimore.

“Na duhet një ndihmë për t’i shkruar këto tekste mirëpo fatkeqësisht deri më sot kjo ndihmë nuk ka ardhur, as nga Kosova e as nga Shqipëria,” tha Fejzullahu.

Në cilësinë e ish kryetarit të Këshillit Nacional për Pakicat në Serbi, Fejzullahu thotë se kërkesat për hartimin e teksteve shkollore i janë dërguar qeverisë shqiptare që në vitin 2013.

“Kemi kërkuar ndihmë, me shkresa zyrtare, me emaile, përmes takimeve që kemi pasur si Këshill Nacional. Përgjigja është që do të na ndihmojnë, mirëpo që nga viti 2013 e deri më sot nuk kemi asnjë zgjidhje. Në vazhdimësi kemi vetëm premtime por ndoshta një ditë do të realizohet,” shpjegoi Fejzullahu.

Sistemi juridik i Serbisë pranon mundësinë për importin e teksteve mësimore në gjuhën e pakicave, por nga viti 2007 në Luginën e Preshevës është ndaluar përdorimi i teksteve nga Kosova, thuhet në një raport të implementimit të marrëveshjeve ndërqeveritare për Luginën e Preshevës.

Kryeministri Rama edhe gjatë vizitës së tij në këtë rajon në tetor të vitit 2016 – ku ai shpalli një kapitull të ri në marrëdhëniet me shqiptarët në Luginën e Preshevës, premtoi zgjidhjen e çështjes së teksteve.

Megjithatë, pas interesimit të BIRN ministria së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tha se nuk ka një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe sa i përket çështjes së teksteve shqipe.

“Një marrëveshje e tillë, që adreson në mënyrë më të plotë nevojat për arsimin në gjuhën shqipe në Serbi, do të diskutohet nga grupe teknike të themeluara në ministritë përkatëse të arsimit në Shqipëri dhe Serbi,” tha ministria në një përgjigje me shkrim.“Rrjedhimisht edhe tekstet shkollore do të prodhohen pas konkludimit të marrëveshjes mes dy vendeve,” shtoi ajo.

Për gazetarin Ben Andoni, analist i çështjeve rajonale në shtypin e shkruar, problemi me arsimin në Luginën e Preshevës vjen nga statusi “i papërcaktuar” i këtij rajoni.

“Lugina ‘de jure’ është pjesë e Serbisë dhe minoriteti [shqiptar] mes vetes njeh si vend amë Kosovën. Ndërkohë, Kosova nuk njihet nga Serbia dhe të themi se ajo ia delegon këtë lidhje Tiranës zyrtare. Ndaj, për çdo gjë që flitet për të drejtat e Luginës jashtë Serbisë, lidhet me Tiranën,” tha ai.

“Kjo bën që në çdo takim të nivelit të lartë shqiptaro-serb të dekadës së fundit, Presheva dhe Bujanoci janë përdorur qoftë nga zyrtarët më të lartë respektivë si z.Rama edhe zoti Vuçiç, por edhe nga zyrtarët më të vegjël, që bëjnë vizita kortezie,” shtoi Andoni.

Andoni thotë se nuk ka një vullnet mes qeverive, asaj të Tiranës dhe të Beogradit për çështjen e teksteve shqipe ndaj zgjidhja ende duket e largët.

“Mënyra sesi nuk i jepet drejtim ngërçit me Serbinë dhe mungesa e vullnetit të përbashkët të qeverive në Tiranë dhe Beograd, shtuar me konfuzionin e përhershëm të faktorit shqiptar të Luginës, tregojnë se problemi i teksteve do të mbartet dhe në të ardhmen,” përfundoi ai.

Autori: Lindita Cela
Burimi: BIRN-Shqiperi

Etiketa: eksodlargimi i riniseLugina e Presheves


Ju sugjerojmë

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

27 Janar, 2026 10:55 am
Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit
Aktualitet

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

27 Janar, 2026 10:38 am
Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Para
VIDEO-SKANDAL/ Shefi i policisë ia merr valles i dehur, shikoni si i qëllon vartësit me shkop

VIDEO-SKANDAL/ Shefi i policisë ia merr valles i dehur, shikoni si i qëllon vartësit me shkop

Referendumi, PS publikon shifrat zyrtare : Klosi nuk flet për Blushin

Plazhet bosh, por qeveria nuk e pranon. Klosi: Kemi 17 % më shumë turistë se vitin e kaluar

Luiza Gega mori pjesë në Superligën turke, e përjashtojnë nga ushtria

Luiza Gega në finalen e Europianit të Atletikës
















TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com