TIRANE- Të ulur në të njëjtën tryezë ministri i Brendshëm dhe Kryeprokurori Ardiatik Llalla kanë replikuar mes tyre gjatë analizës vjetore të policisë së shtetit. Llalla tha se ngjarjet e pazbardhura kriminale cënojnë sigurinë publike, ndërkaq, ministri Tahiri kërkoi më tepër bashkëpunimin e prokurorisë.