Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Replika/ “Gozhda e Majkos si ajo e Nastradinit”

2016/06/18 at 9:16 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra e Ramës për Bashën/ Bylykbashi: Ftesë për t’mos rënë dakord

Një nga eksponentët kryesorë të PD dhe një nga deputetët që është marrë drejtpërdrejt me reformën në drejtësi i është përgjigjur socialistit Pandeli Majko në lidhje me atë që Majko e quajti “Godzha” e PD në reformën në drejtësi. Oerd Bylykbashi e ka krahasuar gozhdën që përshkruan Majko me atë të Nastradinit.


Replika e plotë e Oerd Bylykbashit

Sot lexova reagimin e një politikani të mazhorancës ku në një përpjekje që ai vete e konsideronte sinqerisht naive, kërkesën e opozitës për moskapje politike të drejtësise nga Kryeministri, e krahasonte me një gozhdë.

Më kujtoi ky krahasim atë historinë e gozhdës së Nastradinit, i cili pasi shiti shtepine, kerkoi te ruante vetem nje gozhde ne murin e dhomes se ndenjes. Pronari i ri ia lejoi, se fundja nje gozhde ishte. Por u pendua hidherisht sepse, qe prej asaj dite, Nastradini nuk i shqitej nga shtepia, me sebepin e gozhdes ku kishte te drejte te varte pallton e tij.

Pikerisht, kjo eshte ajo gozhda qe kerkon te ruaje Kryeministri tek reforma ne drejtesi: Kontrolli mbi vetem dy institucionet e vetingut. Qe t’ua themi troç e thjeshte shqiptareve: kerkon vetem te emeroje ai vete ata persona qe do te vendosin cilet gjyqtare dhe prokurore do te largohen dhe cilet do te qendrojne ne detyre. Kaq pak, asgje me shume. E ku qendron problemi per kaq gje?!

Duhet naivitet i sinqerte per te krahasuar kete hanxhar ne doren e Kryeministrit me nje palo gozhde! Ose me keq se aq, duhet vendim i sinqerte por me bindje per te mos lexuar e kuptuar ate qe po firmos dhe te krekosesh se po ben reforme ne drejtesi! Por duhet paturpesi te thuash qe kur i emeron Kryeministri institucionet e drejtesise kjo e fundit nuk u politizoka!

Kam nje pyetje per te gjithe, pervec naiveve te sinqerte: nese Kryeministri do te kontrolloje emerimin e atyre qe do shkarkojne apo lene ne detyre gjyqtaret dhe prokuroret, a ka ndonje shans qe ministrat qe kane dhene koncensione skandaloze me leket e shqiptareve te hetohen, arrestohen dhe denohen me burg per korrupsion? Shanset jane afer zeros.

A ka investim me afatgjate ne padenueshmeri sesa ky per Kryeministrin? A ka imunitet me efektiv se ky? Jo, nuk ka!

Dhe dy fjale per kolegun. Tonin e reagimit e kishte sikur po shkruante per draftin e Kushtetutes se 1946, as si ate te 1976. Pushteti buron nga gryka e pushkes! Madje edhe me nje koncept brezhnjevjan brenda: “ajo qe eshte e imja eshte e imja. Ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme”.

Reforma ne drejtesi nuk eshte e asnje politikani, aq me pak e 33 firmetareve te draftit te Rames. Kushtetuta eshte themeli dhe çatia e te gjitheve. Duhen patjeter se paku 2 kolona per ta mbajtur, ose do te rrezohet ne koken e te gjitheve.

Tensionimin e procesit the te politikes ne fakt po e nxit Kryeministri qe po perpiqet te bleje e trafikoje mandate. Dhe zhurma e tymi i duhet te hutoje publikun.

Lufta per te garantuar moskapjen e drejtesise nga politika, sot dhe neser, ia vlen çdo perpjekje, kosto apo mjet demokratik. Nese opozita nuk qendron sot, nqs nuk flasim sot, neser nuk do te kete mbetur njeri per te folur kur te mos kete zgjedhje te lira, kur i korruptuari te arrestoje denoncuesin, apo trafikanti i droges te hipe e zbrese nga Mercedesat e zinj qeveritare.

***

PER NJE GOZHDE…

Pandeli Majko

Deklarimi i Partisë Demokratike se do të djegi mandatet e veta në Kuvend në se dikush nga grupi i saj voton Reformën e Drejtësisë ka nevojë për një shpejgim. Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.
Cdo sinqeritet naiv e ka të vështirë ta kuptojë se një “rebelim” i brendëshëm partiak duhet të nxisë një parti serioze që të rebelohet karshi rendit kushtetues të vendit.

KJO NUK ESHTE RRUGA E DUHUR. Shqiperia nuk është ajo e vitit 1997 apo 1998. Ajo është anëtare e NATO-s ku siguria dhe sovraniteti i saj ka garanci të cilat nuk shkruhen në facebook.

Keqkuptimi i lirisë jep shpesh në politikën shqiptare një reflektim i cili vjen nga e kaluara e vendit.
Për shkak të rrethanave të jashtëme dhe të brendëshme historia jonë kombëtare e ka të fiksuar thellë kulturën e dhunës në politikë. Qeverisja nga pozitat e forcës në historinë e vendit ka sjellë dhe sjell ide të gabuara politike. Ato kanë nxitur shqiptarët të urrejnë njeri-tjetrin për arsye politike. Ky fenomen ka shkuar deri atje sa politikanëve shqiptarë u është dukur më e “natyrshme” miqësia me kundërshtarët gjeopolitikë se sa me bashkëpatriotët e tyre.
Edhe fëmijët e shkollave kanë të drejtë sot të shohin me habi në leximin e historisë sonë kombëtare për miqësitë personale të politikanëve shqiptarë me kundërshtarët e shqiptarëve…

Mungesa e skrupujve për të qënë sa më parë dhe sa më shumë në qeverisje ka shkatërruar rregullisht raportin e publikut shqiptar me politikën. Kjo histori duhet të marrë fund.

Raporti i cdo shoqërie me lirinë pa drejtësinë ka qenë dhe do të jetë i deformuar. Drejtesia nën politikën ka prodhuar rregjime në Shqipëri. Reforma e Drejtësisë që 33 deputetë kanë depozituar dje në Kuvend nuk është akt i njëanshëm për destabilizim. Ai kërkon që vendit dhe shoqërisë sonë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ti hapet një kapitull i ri. Ai nuk është gjest formal por një përgjigje elokuente ndaj dobësive tona kombëtare.

Pa drejtësi nuk ka të ardhme. Shqipërisë i duhen politikanë të mirë, por, ata nuk do të ekzistojnë pa pasur gjyqtarë dhe prokurorë të aftë. Nevoja për këta të fundit është ulëritëse dhe do të vendosë fatin e vendit më shumë se kartonat e politikës. Të bësh kauzë politike për emërime partiake në drejtësi është një sfidë e vështirë.

Në fund të votimit në Komisionin e Reformës së Drejtësisë vendimi i përbashkët i anëtarëve të saj ishte që dokumenti që votuam të konsiderohej I HAPUR për cdo negociatë dhe ndryshim. Në vend që ti “skërmitemi” njeri-tjetrit besoj se ka ende kohë për të negociuar të mesmen e “artë”.

Me pak realizëm zgjidhjet mund ti kemi në tavolinë.
Boll u morëm me një pikturë të mbaruar. Zgjidhja është pas saj. Kjo është pak fyese por e vërtetë. I gjithë ky sherr bëhet për një “gozhdë”. Nuk është hera e parë që ndodh. Sigurisht!



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Video/ Ledri Vula ngacmon live gazetaren Elita Rudi

Video/ Ledri Vula ngacmon live gazetaren Elita Rudi

Berisha: Rama po vjedh 2.3 miliardë lekë me Belinda Ballukun

Berisha: Rama po vjedh 2.3 miliardë lekë me Belinda Ballukun

Lista/ Ja 15 vendet më të rrezikshme në botë

Lista/ Ja 15 vendet më të rrezikshme në botë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com