Forcat RENEA kanë mbërritur në Korçë, në lagjen numër 16.
Lagjja vijon të mbetet e rrethuar nga forca të shumta policie, pasi 71-vjeçari Edmond Naska që qëlloi me armë në ajër duke terrorizuar banorët, refuzon të dorëzohet.
Prej mëse dy orësh pallati ku jeton i moshuari me probleme të shëndetit mendor po monitorohet nga efektivët e policisë së Korçës, të cilët kanë veshur edhe antiplumb, pasi ka rrezik që 71-vjeçari të qëllojë sërish.