Gjendja e kryepeshkopit, Anastas Janullatos është e rënduar.
Mësohet se pak para orës 12:00, sipas orës lokale, gjendja u rëndua edhe më shumë.
Aktualisht, mjekët ende nuk janë të bindur nëse do të duhet ta operojnë apo të mos ndërhyjnë pasi vlerësojnë se organizmi i tij nuk do të mund të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale.
Në spital ishte sot edhe ministri grek i Arsimit, Kyriakos Pierrakakis, i cili u informua nga stafi mjekësor mbi gjendjen shëndëtësore të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Janullatos u vizitua në spital një ditë më parë edhe nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Greqisë, Jeronimos.