Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rëndësia e Ekonomisë së Sjelljes, e cila i dha z. Thaler çmimin Nobel

2017/10/10 at 1:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rëndësia e Ekonomisë së Sjelljes, e cila i dha z. Thaler çmimin Nobel

Jo shumë kohë më parë, supozimi fillestar i çdo teorie ekonomike ishte se njerëzit janë aktorë racionalë që duke maksimizuar të gjitha aftësitë që kanë, i përdorin ato pastaj në dobi të tyre. Ekonomistët të bindur hodhën poshtë idenë e cilitdo tjetër që këmbëngulte ndryshe. Por gjatë dekadave të fundit, ekonomistët e sjelljes si Richard Thaler kanë përparuar në mënyrë progresive për sa i përket këtij nocioni.


Ata kombinojnë ekonominë me mendimet e psikologjisë për të treguar se sa shumë ndikohen vendimet e rëndësishme ekonomike nga paragjykimet njohëse. Çmimi Nobel në Ekonomi, iu dha gjatë ditës së djeshme, Richard Thaler nga Universiteti i Çikagos për kërkimet e shumta në Ekonominë e Sjelljes që tregojnë se si zgjedhjet e njerëzve për çështjet ekonomike, qoftë për të kursyer sa më shumë apo në drejtime të tjera si nënshkrimi apo jo i një marrëveshjeje, nuk janë gjithmonë racionale. Një ndër arsyet më të mëdha që ky çmim iu dha akademikut Thaler, ishte mbi të gjitha për “Kuptimin e Psikologjisë së Ekonomisë”.

Thaler konsiderohet si një prej themeluesve të ekonomisë së sjelljes, një fushë që tregon se përveç vendimmarrjes racionale që përshkruhet në teorinë ekonomike, njerëzit shpeshherë marrin vendime që nuk shërbejnë në të mirë të interesave të tyre. Kjo mund të përfshijë, për shembull, refuzimin e minimizimit të humbjeve të tyre, vendosjen e basteve në vlera të larta në kazino, sepse ata janë të bindur se fati i tyre i mirë do vazhdojë t’i ndjekë. Sjellja e palogjikshme ka pasoja ekonomike: Njerëzit nuk kursejnë mjaftueshëm për kohën kur do të dalin në pension.

Komiteti Nobel tha se Thaler ka dhënë një “analizë më realiste se si njerëzit mendojnë dhe sillen kur marrin vendime ekonomike”. Akademiku ka pasur një karrierë të pandërprerë, që shtrihet në katër dekada, dy të fundit prej tyre në Shkollën e Biznesit të Çikagos. Puna e tij kërkimore ka prekur tema të ndryshme si çmimet e aseteve, kursimet personale dhe krimin ndaj pronës. Për shembull, z. Thaler krijoi një teori të kontabilitetit mendor, e cila shpjegon se si njerëzit që marrin vendime financiare përqendrohen vetëm në efektin më të ngushtë të vendimeve të tyre sesa në të gjithë efektin në tërësi.

Dhe me të vërtetë, ai është një nga themeluesit e nëndisiplinës së financave të sjelljes. Komiteti Nobel gjithashtu theksoi rëndësinë e z. Thaler mbi vetëkontrollin, domethënë tensionin mes planifikimit afatgjatë dhe tundimeve afatshkurtra. Ky akademik ka punuar gjithashtu për të sjellë argumentet e tij në një audiencë më të gjerë. Për të mirën e ekonomistëve të tjerë, të cilët nuk ishin të përgatitur mirë për teoritë e sjelljes, ai shkroi pothuajse përditë një kolonë në Gazetën e Perspektivave Ekonomike, një gazetë prestigjioze, duke përmendur raste të sjelljes ekonomike që shkelën teorinë klasike të mikroekonomisë. Ndërsa për një audiencë të përgjithshme, ai shkroi disa libra mbi ekonominë e sjelljes, duke filluar me “Ekonominë Pothuajse-Racionale” në 1991. Por z. Thaler është ndoshta më shumë i njohur si një pionier i “nxitjes” së përdorimit të njohurive si një mjet i politikës publike. Edhe pse ideja e ekonomisë së sjelljes nuk është e re, dhe kompani të ndryshme e kanë përdorur atë për një kohë të gjatë për t’i dhënë formë sjelljes së klientëve të tyre, qeveritë e së kaluarës përdorën vetëm psikologjinë sporadike. Kjo filloi të ndryshojë vetëm kur z. Thaler dhe Cass Sunstein, një studiues ligjor në Universitetin e Harvardit, bashkëshkruan një libër në 2008, nën titullin “Nudge”. Libri sulmoi supozimin e vendimmarrjes racionale në modelet ekonomike dhe tregoi se si konteksti mund të ndryshohej për të “nxitur” njerëzit që të bënin zgjedhjet më të mira.

Në vitin 2010, Z. Thaler këshilloi qeverinë britanike për krijimin e “Ekipit të Sjelleve Ekonomike” një njësi që kërkonte t’i vendoste idetë e tyre në praktikë. Njësia qeveritare e cila rezultoi të ishte e suksesshme që nga koha e krijimit, u zhvillua në një kompani private dhe tani këshillon qeveritë në mbarë botën. Dega e Ekonomisë së sjelljes ka fituar një vend të rëndësishëm jo vetëm brenda akademisë, por edhe brenda departamenteve qeveritare në mbarë botën. Nga Australia në Amerikë, por edhe brenda organizatave të tilla si Banka Botërore dhe OKB-ja, është kopjuar qasja “nxitëse”. Vendimi i Komitetit Nobel për të nderuar Z. Thaler është sigurisht një njohje e arritjeve të tij personale, po mbi të gjitha është një testament për rëndësinë e ri të disiplinës së tij./Monitor

Etiketa: #ekonomi ##thaler #Nobel


Ju sugjerojmë

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

17 Shtator, 2025 11:19 am
Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

17 Shtator, 2025 10:51 am
Para
Si e futi në kurth vajza e 9 – vjeçares praktikantin?

Si e futi në kurth vajza e 9 – vjeçares praktikantin?

Deputeti Endri Hasa: Shihni si bllokon Kuvendi i Ruçit zërin e opozitës

Deputeti Endri Hasa: Shihni si bllokon Kuvendi i Ruçit zërin e opozitës

Këto janë qytetet shqiptare që konsumohet më tepër alkool dhe duhan

Këto janë qytetet shqiptare që konsumohet më tepër alkool dhe duhan
















TE FUNDIT

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
17 Shtator, 2025

Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë mirëpritën çiftin presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, në kështjellën e tyre me një ceremoni...

Lexo më shumë

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
17 Shtator, 2025

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm...

Lexo më shumë

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
17 Shtator, 2025

Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore...

Lexo më shumë

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
17 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com