Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rektorja dhe pedagogia në Shkodër që i “ndihmojnë të gjithë” marrin 150 Euro për provim

2023/06/21 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rektorja dhe pedagogia në Shkodër që i “ndihmojnë të gjithë” marrin 150 Euro për provim

“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi.


Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin.

“Gjithë studentët janë të bindur që provimi është bërë për 5 askush nuk ka qenë ngelës me aq sa janë të bindur në vete dhe del mbrapa që 110 studentë nga 120 janë ngelës. Shumica nuk bënë zë sepse dihet fuqia që kanë. Njëra është vetë drejtorja e universitetit dhe e vetmja mënyrë që shumica sot duan t’u zgjidhet që të paktën të marrin një 5 në provim është pagesa. Minimalja që duhet të çosh tek vetë drejtorja është 150 Euro. Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi do të jenë ngelësa”, u shpreh denoncuesi.

Në këtë universitet ka studentë që  nuk kanë arritur të diplomohen vetëm për shkak të kësaj lënde.

“Ka raste specifike që i është djegur diploma për shkak të këtij provimi. Nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesën, i është djegur komplet diploma”, tha denoncuesi.

Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjekësore, libër me autorësinë e dy pedagogeve.

Ai është i vështirë për t’u deshifruar pasi fjalët janë të ngjitura dhe studentët janë detyruar ta paguajnë 55 mijë Lekë të vjetra.

“Problematikat fillojnë që nga libri të cilin na e kanë sjellë zonjat në fjalë. Në moment që kemi shprehur problematikat për librin na kanë thënë që deshifrojeni. Libri i ka të gjitha fjalët e ngjeshura dhe nuk mbajnë asnjëra përgjegjësi. Studentët që shprehëm pakënaqësi, filluan të tallen më tepër. Duhet të bëjmë zbërthimin e fjalëve dhe 3 orë për të mësuar leksionin. Kur dalin studentët ngelësa, faji u ngelet studentëve ama duke filluar që nga libri besoj se është dështim i profesoreshave në fjalë”,tha denoncuesi.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Stop” vë në provë pretendimet e studentëve dhe u jep pedagogeve Suzana Golemi dhe Donalda Laçej 150 Euro në zyrën e rektores.

Në këmbim “studenti” ynë ia del ta marrë provimin problematik.

Studenti: Atëherë,e edhe ju besoj e kuptoni situatën, që jam…

Rektorja Suzana Golemi: Se ti kërkove testin! Apo deshe me na taku nëpërmjet testit? Hahah… Ça ke ba?

Studenti: Në mënyrë sa më shoqërore, e kuptoj edhe ku jam, një 5.

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo të lutem!

Studenti: Nuk du as ju, që…

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo, absolutisht! Më vjen keq, se ne ndihmojmë gjithkënd.

Studenti: Atëherë, kaq kam mundësi!

Rektorja Suzana Golemi: Nuk a punë mundësie, se ne tan i nimojmë, kshuqë edhe ty të ndihmojmë.

Studenti: Qoftë dhe një 5-së! Pak janë!

Rektorja Suzana Golemi: Të lutem! Ça janë këto muhabete, a ke mundësi me i marrë? (fut zarfin nga ana e saj)

Studenti: Kaq është mundësia.

Rektorja Suzana Golemi: Veje aty, që ta ndryshojmë! Mos të harrojmë dhe degët e tjera! Tu priftë e mara!

Studenti: Ndryshohet në sistem, apo?

Rektorja Suzana Golemi: Po, po te po i bajmë të tana.

Studenti: Shumë faleminders!

“Stop” ka siguruar një tjetër dëshmi. Një tjetër student është detyruar të paguajë pedagogen Donalda Laçej.

“Shih i kam shkruajtur në WhatsApp, i kam thënë profesoreshë dua të takohem pak me ty nëse mundem. Ok ka thënë. Se ja ka marrë mendja. Mbrapa kemi caktuar vendin dhe orën. Atë ditë më tha s’mundem se ishte vonë. E lamë për një ditë tjetër. Edhe ok, super, erdhi orari. Ika atje, i kisha futur lekët në zarf edhe shkruajtur emrin. Atëherë u takova, e përshëndeta, më tha shpejt se s’kam kohë, kishte gjet një vend ku nuk kishte asnjë njeri për me u siguruar. Hymë në një klasë edhe i thashë zyshë nuk kam mundur me e marrë provimin se nuk di më shumë në biokimi. I thashë a mundesh të më ndihmosh. Po tha pa merak. Kur të jetë provimi rri në bankë të parë plus më thuaj edhe njëherë që të mos harroj. Ok i thashë. Në fund i thashë, ok zyshë faleminderit shumë, këtu kam një dhuratë të vogël. Jo jo tha s’ke pse. S’ke pse me u harxhuar. Për qejf i thashë unë dua me ti dhënë vetë si dhuratë. Ok tha faleminderit shumë s’ke pse me u harxhuar e i mori dhe në fund u largova. Ajo më shumë kishte frikë se mos e gjente ndonjë njeri. Pak kishte frikë, por bënte si engjëll. S’i dua, s’i dua thoshte. Se sigurohet që të mos regjistrohet me audio se s’është budalle. Kot nuk është pedagoge, e siguron veten mirë”, thuhet në dëshminë tjetër të siguruar nga “Stop”./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Kërkoi seks me gruan e divorcuar, gjyqtari vijon të marrë miliona Lekë

Kërkoi seks me gruan e divorcuar, gjyqtari vijon të marrë miliona Lekë

SHBA, shqiptari vret gruan dhe pas më veten

SHBA, shqiptari vret gruan dhe pas më veten

Aleatët premtojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Ukrainës në konferencën e Londrës

Aleatët premtojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Ukrainës në konferencën e Londrës
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com