Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rektori Koni: Kriteret dhe tarifat e universiteteve për vitin e ri akademik 

2016/08/04 at 10:22 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rektori Koni: Kriteret dhe tarifat e universiteteve për vitin e ri akademik 

Edhe pse tarifat e universiteteve për këtë vit nuk janë publikuar, sepse me ligjin e ri të arsimit të lartë, duhet që Këshilli i Ministrave të përcaktojë tarifën tavan dhe më pas senatet akademike përcaktojnë tarifën e shkollimit, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka deklaruar se tarifat e shkollimit për këtë vit akademik nuk do të pësojnë asnjë rritje, por do të vijojnë të jenë të njëjta si vitin e shkuar.


Në lidhje me regjistrimet në universitet, rektori i UT ka thënë se renditja e 10 degëve që do të bëjnë maturantët nuk ka rëndësi, pasi ata e kanë në dorë ta zgjedhin vetë se ku dëshirojnë të studiojnë. Universiteti i Tiranës këtë vit akademik do të pranojë 428 studentë më shumë se vitin e shkuar, pasi në total në 6 fakultetet e këtij universiteti do të ulen për herë të parë 5378 studentë. Senati i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar se 50% të peshës në formulën e pranimit e ka mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, përfshi edhe mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që 50% do e ketë nota mesatare e grup-lëndëve të përcaktuara si prioritare nga fakultetet përkatëse.

Kriteret dhe tarifat

Renditja e 10 programeve të studimit në formularin e aplikimit sipas rektorit të UT, Mynyr Koni, nuk ka rëndësi. Pasi sipas tij, maturanti edhe pse mund të shpallet fitues në 5 apo 10 programe studimi, ai do të zgjedhë vetëm një program, atë që preferon më shumë. Në lidhje me kriteret e pranimit, ai ka sqaruar se Universiteti i Tiranës nuk ka asnjë kriter përjashtues, me përjashtim të kushtit të notës mesatare 6, të përcaktuar me vendim qeverie. “Kriteret e pranimit senati i UT i ka përcaktuar që në muajin janar. 50% të pikëve kandidatët i fitojnë nga nota mesatare e gjimnazit, përfshi dhe provimet e maturës, ndërsa gjysmën tjetër të pikëve i marrin nga nota mesatare e grup-lëndëve të përcaktuara si prioritare nga çdo fakultet”, tha rektori i UT, Koni.

Në lidhje me lëndët preferenciale të një programi studimi, kur rezulton se një kandidati i mungon një lëndë pasi ai mund ta ketë pasur në kurrikulën me zgjedhje dhe nuk e ka zgjedhur, nuk e pengon atë për të garuar, por në vlerësim do t’i mungojë pasha e asaj lënde. “UT nuk ka kritere përjashtuese, maturantit që do t’i mungojë një lëndë preferenciale pasi nuk e ka bërë në gjimnaz, nuk do përjashtohet nga gara, thjesht ai nuk do ketë vlerësim për atë lëndë. Humbet pikët që do fitonte nëse do e kishte atë lëndë”, thekson Koni.

Ndër të tjera, rektori i UT ka theksuar edhe faktin se tarifat e shkollimit nuk do të ndryshojnë, por do të jenë të njëjta me vitin e shkuar. “Tarifat nuk janë publikuar, pasi me ligjin e ri të arsimit të lartë, duhet që Këshilli i Ministrave të përcaktojë tarifën tavan, më pas senatet akademike përcaktojnë tarifën e shkollimit.

Dëshiroj të qetësoj studentët dhe familjet e tyre se tarifa e shkollimit nuk do këtë rritje. Personalisht si drejtues i UT-së mendoj se tarifat tashmë duhet të ishin bërë publike, pasi kandidatët kanë të drejtë të informohen para aplikimit si për kuotat, ashtu edhe për tarifat e studimit”, sqaroi Mynyr Koni, rektori i UT./ Syri.net

Etiketa: RektoritarifaUniversitete


Ju sugjerojmë

Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues,

2 Tetor, 2025 4:10 pm
Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
Kronikë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

2 Tetor, 2025 2:27 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

2 Tetor, 2025 2:20 pm
Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital
Bota

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

2 Tetor, 2025 1:43 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

2 Tetor, 2025 12:17 pm
Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
Kronikë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

2 Tetor, 2025 12:15 pm
Para
SuperLajm/ Nga nesër ulen temperaturat!

Projekti ambicioz i Kinës, "modifikimi" i motit

Liga e Europës, kush janë skuadrat që e rrezikojnë Partizanin në Play Off

Liga e Europës, kush janë skuadrat që e rrezikojnë Partizanin në Play Off

Shqiptari akuzohet se rrahu në burg ish-ministrin grek

Shqiptari akuzohet se rrahu në burg ish-ministrin grek

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues,

Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
2 Tetor, 2025

Erjon Veliaj ka reaguar pas dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
2 Tetor, 2025

Pasgoditjet vazhdojnë të trazojnë qytetarët tashmë në panik, disa ditë pas një tërmeti të fortë me magnitudë 6.9 ballë që...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
2 Tetor, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi...

Lexo më shumë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
2 Tetor, 2025

Trajneri i kombëtares së Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat me Suedinë dhe Slloveninë në kualifikueset...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com