I akuzuari si organizator i rektrutimeve të xhihadistëve, Gerti Pashja ka kërkuar sot në sallën e gjyqit pushimin e çështjes ndaj tij dhe gjithë grupit të akuzuar. Pashja ka deklaruar se ndaj tyre prokuroria nuk ka asnjë provë. “Për dy vjet prokuroria nuk na ka marrë asnjëherë në pyetje”, u shpreh ai ndër të tjera.
Sakaq kanë munguar në seancën e sotme ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj dhe Shëlqim Muça, të cilët ishin thirrur nga avokatët e të pandehurve.