Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rey Manaj është prezantuar zyrtarisht te Pescara. Talenti lushnjar është huazuar nga Interi te Pescara për një vit duke qenë se të ekipi zikaltër hapësirat janë shumë të pakta për shqiptarin.
Pas analizave mjekësore, Rey Manaj është shprehur i lumtur me aventurën e re duke e vlerësuar maksimalisht, teksa ka premtuar se do të japë gjithçka për të treguar sa vlenë.
“Do të mundohem të fitoj besimin e trajnerit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve të Pescarës. Dua të shpërthej, po pres me padurim orën që të tregoj atë që vlej, tani për mua nuk ka asnjë një alibi”deklaroi ai.