Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: I paraprijmë emergjencave

2023/02/25 at 12:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: I paraprijmë emergjencave

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte në Urën e Çerkezës, në Zall Herr, për të parë punën e bërë për rehabilitimin e saj.

Veliaj tha se, për shkak të shirave ura bëhej e pakalueshme por sot niveli i urës është ngritur dhe gjithashtu është zgjeruar me dy korsi.

“Nëse kishte shi, niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës dhe ajo bëhej e pakalueshme. Në të gjitha ndërhyrjet që kemi bërë në zonën e Zall Herrit, si për ngritjen e nivelit të urës, zgjerimin e saj me dy korsi, sërish jemi përgatitur edhe me një hapje të shtratit të lumit, për t’u siguruar që kemi bërë të njëjtën gjë si me Lumin e Lanës, Lumin e Tiranës dhe Lumin e Tërkuzës”, tha Veliaj.

Veliaj tha se përforcimi i digës në Urën e Çerkesës, do të shërbejë si një hapësirë rekreative, në mënyrë që të frekuentohet nga banorët e zonës.

Ajo do jetë një tjetër hapësirë e gjelbër për qytetarët, që ata të mos kenë nevojë të shkojnë deri te Parku i Liqenit Artificial apo te Parku i Liqenit të Farkës.

“Përforcimi i digës së Çerkezës ka potencialin që, përveçse si rezervuar që ndihmon vaditjen e tokës bujqësore, të jetë edhe një hapësirë e jashtëzakonshme për park, si në Farkë. Pra, të kthehet në një hapësirë rekreative dhe të gjelbër për qytetarët. Pra, hapi i radhës, tani që u bë rruga, u bë ura, u bë argjinatura, u bë edhe diga, është të sigurohemi që ta përdorim edhe si një park për komunitetin. Rritja e Tiranës është e pashmangshme, prandaj gjasat janë që brenda një dekade, kjo zonë të jetë zona tjetër që do të popullohet. Do të jetë një nga zonat më të lakmuara sepse sapo hapëm shkollën e re në Dritas, nevojat po plotësohen pa pasur nevojë të vish deri te sheshi Skënderbej për të marrë shërbime. Për sa kohë transporti, arsimi, apo hapësirat rekreative janë këtu, besoj se i kemi rritur vlerën pronës”, sqaroi Veliaj.

Veliaj preku dhe reformën territoriale duke thënë se skeptikët duhet të kuptojnë se Zall Herri, me buxhetin që kishte si ish-komunë, nëse nuk do të ishte bashkuar me Tiranën, investimet për shtëpitë e rindërtuara, rrugët, urat, argjinaturat, nuk do i kishte bërë për 70-80 vjet.

 “Ata që e kanë kritikuar reformën territoriale duhet të kuptojnë se Zall Herri, me buxhetin që kishte si ish komunë, nëse nuk do të ishte bashkuar me Tiranën, investimet për shtëpitë e rindërtuara, rrugët, urat, argjinaturat, nuk do i kishte bërë për 70-80 vjet. Rruga e Krrabës, nga Lapidari deri në Krrabë, e paprekur prej viteve ’60, nuk do të ishte bërë me buxhetin e ish komunës Krrabë. E njëjta gjë për rrugën e Shën Gjergjit, për rrugën e Zall Bastarit. Zall Bastarit do i duheshin mbi 100 vjet, me të ardhurat modeste që kishte. I jam vërtetë mirënjohës atyre që besuan se bashkimi me Tiranën na bën më të fortë.”

Në fund, Kryetari i Bashkisë falënderoi banorët e zonës, për të cilët tha se janë gjithmonë mirëkuptues dhe bashkëpunues.

“I falënderoj të gjithë banorët, së pari për durimin e treguar; së dyti, për mirëkuptimin. Është një nga ato zona ku askush nuk i kundërshton projektet publike. Nëse në disa zona del dikush që thotë ‘te kjo ferra ka qenë gjyshi im, ndaj bllokoni punimet’, këtu ndodh komplet e kundërta. Të gjithë banorët bashkëpunojnë. Edhe nëse kemi marrë ndonjë rrip toke, nuk është bllokuar, as në gjykatë, as në protesta pa sens. Shumica e banorëve e kuptojnë se japin një rrip të vogël për një nevojë publike, por të parët që përfitojnë janë ata vetë, sepse u vjen rruga në shtëpi”, përfundoi ai./Opinion.al

Etiketa: bashkia tiraneUra e ÇerkezësVeliaj

Ju sugjerojmë

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët
Bota

VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

6 Dhjetor, 2025 3:46 pm
Gjoba  ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!
Bota

Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

6 Dhjetor, 2025 3:25 pm
Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë
Bota

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

6 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet

6 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Para
Zhupa:Fuga një figurë që meriton drejtimin e Akademisë së Shkencave, ndryshe nga Gjinushi

Zhupa:Fuga një figurë që meriton drejtimin e Akademisë së Shkencave, ndryshe nga Gjinushi

Përplaset me një makinë, plagoset 30-vjeçari me motor në Vlorë

Përplaset me një makinë, plagoset 30-vjeçari me motor në Vlorë

Scholz në kërkim të mbështetjes indiane për izolim të Rusisë

Scholz në kërkim të mbështetjes indiane për izolim të Rusisë

TE FUNDIT

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
6 Dhjetor, 2025

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit, dhe sot janë ndezur edhe dritat shumëngjyrëshe të pemëve të Krishtlindjes....

Lexo më shumë

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
6 Dhjetor, 2025

Ish-Shefi i Departamentit për Efiçencën qeverisëse “DOGE” Elon Musk shprehet në mbështetje të përmbajtjes së doktrinës së re për sigurinë kombëtare, e...

Lexo më shumë

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
6 Dhjetor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen për Italinë të Raketave të Përbashkëta Ajër-Sipërfaqe me Rreze të Zgjeruar (JASSM-ER) dhe...

Lexo më shumë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Dhjetor, 2025

Një ditë pas deklaratës dhe sqarimit publik të bërë nga SPAK në lidhje me pretendimet e Erion Veliajt se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com