Rehabilitimi i aksit Fier – Kthesa e Patosit – Fratar, ministrja Balluku: Nxitje investimeve në agroturizëm

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar


Balluku vuri në dukje se investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike.

“Ullishtet janë një nga punët më të përhapura në këtë zonë, ku prodhohet dhe vaji cilësor i  ullirit. Rruga që do të kalojë pranë kësaj zone do të nxisë investimet në ngritjen e bujtinave dhe agrobizneseve”.

Balluku theksoi se investimi parashikon të përfundojë në Pranverën e vitit 2026. Punimet në këtë segment po ecin me ritëm të shpejtë dhe në të gjithë gjatësinë e rrugës do të ngrihen tre ura.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.

Aksi rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Fratar është me një gjatësi prej afro 43 kilometrash.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT