Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzohet rezoluta e SHBA për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit

2020/08/15 at 9:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzohet rezoluta e SHBA për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka refuzuar një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit, që pritet të skadojë në tetor, duke mundësuar që Uashingtoni të veprojë mbi kërcënimet që mund të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe zhytjen e OKB-së në krizë diplomatike

Votimi më 14 gusht pritej të dështonte që nga fillimi për shkak të kundërshtimeve të fuqishme nga Rusia dhe Kina që kanë veto.

“Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar sot të mbajë përgjegjës Iranin. I ka mundësuar sponsorit kryesor të terrorizmit që të blejë dhe te shesë armë vdekjeprurëse. Amerika do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar këtë gabim”, tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo pas votimit.

Rezoluta e hartuar nga SHBA-ja do të mund të zgjaste një embargo ndërkombëtare të armëve mbi Iranin, që do të lehtësohet në mënyrë progresive duke filluar më 18 tetor, nën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit, ku përfshihet marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Uashingtoni ka kërcënuar të shkaktojë një “kthim mbrapa” të të gjitha sanksioneve të OKB-së mbi Iranin nëse vota e embargos dështon, veprim ky që ekspertët thonë se do ta hedhë Këshillin e Sigurimit në krizë.

Pompeo dhe iranianët e vijës së ashpër në Uashington pretendojnë se SHBA-ja mbetet “pjesëmarrëse” në marrëveshjen bërthamore sepse ajo u rendit si e tillë në rezolutën e vitit 2015 dhe për këtë arsye mund të sjellë sanksione, pasi Irani nuk ka përmbushur plotësisht angazhimet e tij bërthamore.

Rusia dhe Kina, si dhe vendet evropiane që ishin nënshkruese të paktit bërthamor të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), kanë vënë në dyshim pretendimin e SHBA-së se është në gjendje të shkaktojë mekanizmin e kthimit, sepse u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe sërish vendosi sanksione ndaj Iranit.

Në përgjigje të tërheqjes së SHBA-së, Irani gradualisht filloi të shkelë angazhimet bërthamore.

Britania, Franca dhe Gjermania, kanë shprehur shqetësim lidhur me përfundimin e embargos, por e kanë kundërshtuar rezolutën e SHBA-së për shkak të frikës së përfundimit të marrëveshjes bërthamore.

Irani ka kërcënuar të dalë plotësisht nga pakti bërthamor dhe kishte bërë të ditur se do të tërhiqet edhe nga një traktat tjetër kryesor nëse embargoja e armëve zgjatet ose ekziston një kthim i sanksioneve.

Ju sugjerojmë

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit
Aktualitet

Caktohet gjyqtarja që do marrë në “dorë” dosjen e ish-deputetit Çyrbja

16 Korrik, 2025 11:05 am
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Bota

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

16 Korrik, 2025 11:01 am
Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës
Kronikë

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës

16 Korrik, 2025 10:47 am
Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Rajoni

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

16 Korrik, 2025 10:46 am
Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit
Bota

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

16 Korrik, 2025 10:37 am
Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin
Aktualitet

Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin

16 Korrik, 2025 10:27 am
Dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit/ Kush është Petrit Çakrri, i hetuar për…
Kronikë

Dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit/ Kush është Petrit Çakrri, i hetuar për…

16 Korrik, 2025 10:22 am
Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…
Aktualitet

Korçë/Shiste doza kanabisi në qytet, arrestohet i riu!Procedohet 29-vjeçari që…

16 Korrik, 2025 10:17 am
Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve
Aktualitet

Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve

16 Korrik, 2025 10:05 am
Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra
Aktualitet

Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra

16 Korrik, 2025 9:49 am
Para
Biseda telefonike e gazetarit Alberto Crespi me Bekim Fehmiun

Biseda telefonike e gazetarit Alberto Crespi me Bekim Fehmiun

BE përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

BE përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

Erërat e forta, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata është nën kontroll

Situata në Kakavijë/ Xhaçka: Forcat e Armatosura në krye të detyrës

TE FUNDIT

Caktohet gjyqtarja që do marrë në “dorë” dosjen e ish-deputetit Çyrbja

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit
16 Korrik, 2025

GJKKO ka hedhur këtë të mërkurë shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Sipas informacioneve, gjyqtarja...

Lexo më shumë

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
16 Korrik, 2025

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen...

Lexo më shumë

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës

Video/ E ndiqnin “këmba-këmbës”, lëvizjet e vrasësve të Renis Dobrës
16 Korrik, 2025

Këto janë pamjet e siguruara nga Klan News, kur autorët e vrasjes në Burrel, kanë monitoruar lëvizjet e 23 vjeçarit...

Lexo më shumë

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
16 Korrik, 2025

Trupi gjykues i Themelores së Dhomave të Specializuara e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com