Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët sirianë punëtorë në Shqipëri?Nishani bën paralajmërimin e zymtë

2020/03/08 at 6:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nishani flet për lobimin rus në PD: Stisje për të larguar vëmendjen nga droga

Disa ditë më parë, kryeministri Rama teksa prezantoi detaje nga projekti i rindërtimit tha se punëtorët që do të punojnë në këto kantiere do të paguhen 420 euro në muaj dhe nëse vendet nuk do të plotësoheshin nga shqiptarët, do të merreshin punëtorë nga vende të tjera.

Por sipas ish-presidentit, Bujar Nishani ky është një mashtrim dhe madje ai shkon më tej duke thënë se është një platformë e mafies ndërkombëtare. Nishani shkruan se emigrantët që vijnë nga lindja nuk kanë si synim Shqipërinë por vendet e BE. Grumbullimi i tyre në Shqipëri bëhet me qëllim për ti trafikuar shton ai.

E gjitha kjo sipas ish-presidentit është pjesë e një platforme anti-shqiptare e cila synon “asgjësimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, Kombin Shqiptar” e cila vepron paralelisht me projektin e copëzimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Për këto Nishani akuzon kryeministrin Rama të cili e cilëson “një buratin i shqiptarofobëve”.

Reagimi i Bujar Nishanit

Propaganda rilindse se Shqipëria do të ketë forcë pune nga instalimi në Shqipëri të dhjetramijëra emigrantëve sirianë, afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja, është një mashtrim i madh dhe një platformë e mafias ndërkombëtare dhe antishqiptare.

Pse është platformë e mafias ndërkombëtare ?

Asnjë emigrant i vetëm nga valët e mijëra të tillë nuk synon Shqipërinë e as të ndërtojë jetën e vet në vendin tonë. Qëllimi i tyre dhe destinacioni i tyre i vetëm janë vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Austria, Italia, Holanda, Vendet Nordike dhe Britania e Madhe. Asnjëri prej tyre nuk ka marrë rrugën e mundimëshme të azilit të punojë në projektet fantazmë të rilindsit shqiptar. E vetmja arsye që synohet është grumbullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut. Bashkë me ta edhe qindra terroristë të ISIS bashkë me pakot e kokainës. Skafet që gjënden aksidentalisht brigjeve të detit janë veçse treguesi i një infrastrukture që po pregatitet.

Përse është edhe antishqiptare kjo platformë ?

Nuk është aspak koincidencë që kjo platformë është ndërtuar dhe po ecën paralelisht me projektet e copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë. Platforma shqiptarofove dhe antiperëndim synon asgjesimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, Kombin Shqiptar ! Duke coptuar Kosovën, e kthen rajonin në situatën politike dhe sigurisë të viteve të luftës në ish-Jugosllavi, kthen në pikën “zero” të gjitha kontributet dhe investimet politike të perëndimit në Ballkan përgjatë dy dekadave të fundit. Më pas, projekti zgjaton metaztazat e tij në shpopullimin masiv prej shqiptarëve dhe Bosnjezimin e Shqipërisë me serbet e Kosovës e të tjerë, duke ndryshuar tërësisht fizionominë e shtetit tonë të formuar edhe ashtu i cunguar që prej 1912.
Asgjesimi i Kosovës dhe Bosnjezimi i Shqipërisë janë hapat politikë që konkurojnë paralelisht me fushatën agresive të armatimit të Serbisë me arsenalet ruse të armëve.

Prokekti afatmesëm dhe afatgjatë tashmë identifikohet qartë.

Duke asgjesuar apo bërë inekzistente piketën më perëndimore në Ballkan, Kombin Shqiptar, ky rajon rikthehet në dominimin e aleancës lindore anti-perëndim dhe kostoja e parë fatale për tu paguar, prej shqiptarëve. Fiks, siç ka ndodhur prej shekujsh, por tashmë me asgjesim total !

Ndaj dhe sekti i rilindsave vijon të mbajë me dhunë e çdo mjet fashist pushtetin në Shqipëri. Ndaj sekti rilinds nuk u solidarizua me Greqinë dhe Bashkimin Evropian për ti mbajtur turmat e dhunëshme të emigrantëve larg territorit dhe kufirit tonë, si një territor dhe kufi realisht mes kufirit evropian. Sepse kryerilindsi është i marrë peng dhe shërben perfekt si një buratin i shqiptarofobëve. Një buratin i marrë peng prej aferave të tmerrshme korruptive. Ndaj thirrja sot është më e fortë se kurrë më parë ndaj shqiptarëve. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Si u parashikua koronavirusi 40 vjet më parë, profecia për fundin e tij

Si u parashikua koronavirusi 40 vjet më parë, profecia për fundin e tij

Kreu i ushtrisë italiane preket nga koronavirusi, rritet numri i viktimave

Kreu i ushtrisë italiane preket nga koronavirusi, rritet numri i viktimave

Zhduket fituesi i këshillit bashkiak, KQZ e kërkon për ti dhënë mandatin

Zhduket fituesi i këshillit bashkiak, KQZ e kërkon për ti dhënë mandatin

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com