Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët/ Pakti i rrezikshëm i Europës me Turqinë

2016/03/19 at 11:49 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Refugjatët/ Pakti i rrezikshëm i Europës me Turqinë

Nga Barbara Wesel


Ujdia me Ankaranë është sukses politik për Angela Merkelin. Ajo i mundëson kancelares hapësirë në politikën e brendshme dhe brenda BE-së. Vlerat e saj në sondazhe po ngjiten sërish lart, dhe sulmet nga e djathta ajo mund t’i argumentojë shumë mirë me faktin se fluksi i refugjatëve drejt Gjermanisë është ndalur në mënyrë efektive. Krahas kësaj ajo do të fitojë më shumë prestigj në BE, sepse arriti të ruajë unitetin brenda unionit.

0,,19127751_403,00

Çmim i lartë

Por çfarë çmimi paguan Europa për këtë tregti me jetët e njerëzve? Përgjegjësia për mbrojtjen e shumicës së refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe e Mesme i transferohet Turqisë. Ky quhet ndryshe edhe „outsourcing“- „nxjerrje jashtë“ e përgjegjësisë në formën më të keqe. Presidenti Erdogan do të angazhohet në letër që të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe të njohë të drejtat e refugjatëve sipas konventës së Gjenevës. Por qëkur i mban premtimet autokrati nga Ankaraja?

BE nuk ka më ndonjë instrument politik kundër tij, nëse ai fillon t’i kthejë njerëzit në Siri e Irak, edhe nëse kjo është e ndaluar në letër. E njëjta gjë vlen edhe nëse ai i le të ata vdesin urie në rrugët e Stambollit apo Izmirit. Sapo të plotësohet dëshira e madhe e turqve për liberalizimin e vizave, europianët do të kthehen thjesht në spektatorë të kësaj drame.

Formë e re e politikës reale?

Ndoshta ata do ta kritikojnë qeverinë turke, do të kujtojnë ujditë e arritura, por sulltani Erdogan do të ngërdheshet e do vazhdojë punën e tij. Ashtu si ai nuk i ka pranuar paralajmërimet për respektimin e lirisë së shtypit dhe të drejtat e opozitës, apo ato për fillimin e bisedimeve të paqes me kurdët.
Europa e dorëzon përgjegjësinë e saj për të drejtat bazë të refugjatëve tek Turqia. Kjo do t‘i kushtojë besueshmëri e prestigj në botë. Si mundet BE t’u kujtojë autokratëve e diktatorëve të kësaj botë të drejtat e njeriut, kur ajo vetë ofron një lojë të mjerueshme dhe bëhet kaq e sulmueshme?

Bashkimi Europian do të humbasë dy të mira politike të paçmueshme: Pushtetin e butë dhe besueshmërinë. Arsyeja për këtë spektakël të keq është paaftësia për të tejkaluar egoizmat kombëtarë dhe frika nga populistët e djathtë. Nëse kjo është një formë e re e asaj që një njihet si “politika reale”, pra ajo politikë që në rast nevoje bën pakt edhe me djallin, atëherë kjo politikë është një forcë që shkatërron atë që duhet ruajtur.

U krye detyra?

Presidenti Erdogan arrin me këtë pakt afirmimin për kursin e tij antidemokratik. Ai po e largon vendin gjithnjë e më shumë nga Europa, dhe mund të gëzohet sërish për rifillimin e bisedimeve të pranimit. E tatëpjeta e tij drejt formësimit të një diktature nuk ka për t’u ndalur dot- së paku jo nga BE.

Europa nga ana e saj kthehet në një fortesë të paarritshme për shumë refugjatë. Me këtë, do të thonë disa, përmbushet detyra e krerëve të qeverive e shteteve të BE-së. Të tjerë do të bëjnë fjalë për humbjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat bazë. Pavarësisht nga problemet praktike në zbatimin e kësaj ujdie dhe ligjshmërisë së saj – edhe në të ardhmen ne do të përballemi me imazhet e refugjatëve sirianë që izolohen në zonën kufitare të Turqisë, apo me imazhet e afganëve e irakianëve që kërkojnë më kot aty mbrojtje. Kritika e organizatave humanitare mbetet: Ky pakt me Turqinë është i rrezikshëm, illegal dhe çnjerëzor.

Marrë nga Deuche Welle



Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Ja urimi i Sali Berishës për Kongresin e PS-së

Ja urimi i Sali Berishës për Kongresin e PS-së

Kongresi i PS/ D’Alema: Shqipëria, jo më vendi i njerëzve të dëshpëruar

Kongresi i PS/ D'Alema: Shqipëria, jo më vendi i njerëzve të dëshpëruar

Artan Lame shtrohet në spital

Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale në zemër për Artan Lamen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com