Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma zgjedhore, Zingraf: Kriza politike të zgjidhet nga shqiptarët

2019/10/07 at 7:48 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma zgjedhore, Zingraf: Kriza politike të zgjidhet nga shqiptarët

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Petert Zingraf ka folur përsëri në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europain. Zingraf është shprehur se kushtet e Bundestagut gjerman janë të rëndësishme për hartimin e reformës zgjedhore në Shqipëria. Ai ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të monitorojnë këtë proces, por mund të ofrojnë ndihmën e tyre.

Ambasadori gjerman ka bërë thirrje që palët politike në vend të arrijë të gjejnë një konsensus mes tyre ku deklaruar se partitë duhet tu kushtojnë rëndësinë e duhur disa elementëve që janë të rëndësishëm për Gjermaninë. Zingraf ka kujtuar kushtet e Bundestagu të miratuar pak ditë më parë,  ku midis të tjerash kërkohet dënimi i atyre që janë përfshirë në krime zgjedhore.

“Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykata është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të eci mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej. Sigurisht që besimi i zgjedhësve në një proces zgjedhor të ndershëm është mjaft i rëndësishëm, ndaj edhe reforma zgjedhore dhe konsensusi që duhet arritur në vend për këtë reformë është po kaq të rëndësishme. Si do të bëhet kjo, mbetet ta vendosin institucionet shqiptare. Ka disa elementë që janë të rëndësishëm për ne, janë kushtet e Bundestagut gjerman që ju përmendët por që nuk janë ende kushte të Bashkimit Evropian, sepse lidhur me to në fund të fundit do të vendosë Brukseli. Faktori kohë është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse duam të zhvillojmë një proces zgjedhor të arsyeshëm, atëherë duhet të kemi një bazë ligjore të përshtatshme. Unë mendoj se kjo është një detyrë e institucioneve shqiptare dhe e partive politike shqiptare sepse në pikëpamjen time ne nuk mund të mbikëqyrim këtë proces. Sigurisht, ne mund të bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme sikurse mund të japim mbështetjen tonë teknike për formësimin e reformës zgjedhore. Madje, kemi paraqitur propozimet tona nga ekspertët gjermanë në formën e projektligjeve përkatëse. Pra, sikurse e thashë mbështetje dhe asistencë teknike me shumë kënaqësi, por sa i përket mbikëqyrjes dhe monitorimit ndërkombëtar nuk është detyra jonë”, theksoi Zingraf.

Zingraf teksa foli për hapjen e negociatave u shpreh se Gjermani apo punon për të bindur të gjitha vendet skeptike që të mbëhstesin Shqipërinë dhe që ajo të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut.

 “Sikurse e dini, qeveria federale, Bundestagu gjerman kanë thënë “Po” për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe sigurisht ne kemi patur bisedime në mënyrë të vazhdueshme lidhur me faktorët brenda Unionit që të mbërrihet në një vendim të tillë edhe me ato vende skeptike. Jo të gjithë vendet janë për “Po”. Edhe brenda Bundestagut gjerman ka pasur grupime të vogla që kanë qenë kundër hapjes së negociatave, por në fund patëm një shumicë, e cila e tha “Po”-në e saj. Në këtë mënyrë, shpresojmë të arrihet tek një “Po” edhe nga vendet e tjera”, shtoi Zingraf / Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Vijon ngërçi politik / Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

25 Qershor, 2025 12:06 pm
Nis procesi i dezinsektimit në Lezhë, përfshihen dhe zonat turistike të Shëngjinit
Aktualitet

Nis procesi i dezinsektimit në Lezhë, përfshihen dhe zonat turistike të Shëngjinit

25 Qershor, 2025 12:03 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiç për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiç për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

25 Qershor, 2025 11:51 am
Makina përplas 3 fëmijët që lëviznin me monopatina, shoqërohet drejtuesi i mjetit
Aktualitet

Makina përplas 3 fëmijët që lëviznin me monopatina, shoqërohet drejtuesi i mjetit

25 Qershor, 2025 11:40 am
Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 13 vatra zjarri në 24 orë
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 13 vatra zjarri në 24 orë

25 Qershor, 2025 11:39 am
25 vjetori i Avokatit të Popullit/ Manja thirrje për bashkëpunim dhe drejtësi
Aktualitet

25 vjetori i Avokatit të Popullit/ Manja thirrje për bashkëpunim dhe drejtësi

25 Qershor, 2025 11:29 am
Iran, varen 3 burra të akuzuar për spiunazh për Izraelin
Bota

Iran, varen 3 burra të akuzuar për spiunazh për Izraelin

25 Qershor, 2025 11:22 am
Dita e shtatë e rinumërimit, PD humb më shumë vota se PS! S’ka lëvizje në mandate
Aktualitet

Dita e shtatë e rinumërimit, PD humb më shumë vota se PS! S’ka lëvizje në mandate

25 Qershor, 2025 11:22 am
Kualifikueset e Botërorit/Duka: Ekipi ynë do luftojë deri në fund, kam besim tek ata
Kryesore

Kualifikueset e Botërorit/Duka: Ekipi ynë do luftojë deri në fund, kam besim tek ata

25 Qershor, 2025 11:08 am
Trump: Jam shumë krenar për armëpushimin në Lindjen e Mesme, sulmet ndaj Iranit…
Bota

Trump: Jam shumë krenar për armëpushimin në Lindjen e Mesme, sulmet ndaj Iranit…

25 Qershor, 2025 11:01 am
Para

Për këto shenja horoskopi Tetori nuk do të jetë një muaj i mirë

Albin Kurti: Gjarpri (Hashim Thaçi) i hëngri kokën Haradinajt

Dialogu Kosovë-Serbi, Albin Kurtin: Në vend të taksës reciprocitet

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

TE FUNDIT

Vijon ngërçi politik / Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
25 Qershor, 2025

Edhe sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka shënuar dështimin e 37-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet...

Lexo më shumë

Nis procesi i dezinsektimit në Lezhë, përfshihen dhe zonat turistike të Shëngjinit

Nis procesi i dezinsektimit në Lezhë, përfshihen dhe zonat turistike të Shëngjinit
25 Qershor, 2025

Në qarkun Lezhë, ka nisur procesi i dezinsektimit, që do të përfshijë dhe zonat turistike të Shëngjinit. Ky proces, ka...

Lexo më shumë

Ambasada iraniane falënderon Vuçiç për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

Ambasada iraniane falënderon Vuçiç për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
25 Qershor, 2025

I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Lexo më shumë

Makina përplas 3 fëmijët që lëviznin me monopatina, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Makina përplas 3 fëmijët që lëviznin me monopatina, shoqërohet drejtuesi i mjetit
25 Qershor, 2025

Drejtuesi i një automjeti ka përplasur paraditen e sotme dy monopatina teksa lëviznin tre të mitur. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com