Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma Zgjedhore/ PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025

2024/07/24 at 5:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Reforma Zgjedhore/ PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur një dakordësi për listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 2025.


PS dhe PD kanë dakordësuar që në zgjedhje të shkohet me dy palë lista.

Disa kandidatë do të jenë në listën e deputetëve të sigurte, pra lista e fiksuar, pra rreth 30 % e listes! Ndërkohë që disa të tjerë do të jenë në listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohet procesit të parapëlqimit, që do të thotë që vendimtare do të jetë vota e qytetarëve për emrat preferencial.

Me këtë hap palët kanë rënë dakord për hapje të pjesshme të listave, por duke i krijuar kushtet që personat besnik të partisë, por që nuk gëzojnë mbështetje të gjerë, të kenë vende të sigurta.

“1. Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:

  1. a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe
  2. b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  3. Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjestuar për tre. Në rast se nga ky pjestim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës”, thuhet në propozim.

Neni 4

Neni 67 rifomulohet si vijon:

“Neni 67

Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike

  1. Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:
  2. a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe
  3. b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  4. Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjestuar për tre. Në rast se nga ky pjestim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës.
  5. Lista shumëemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.
  6. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.
  7. Kandidati për deputet, i rregjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  8. Për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin një çdo tre emra të kandidatëve të listës së fiksuar i përket gjinisë më pak të përfaqësuar dhe një në çdo tre emra të listës shumëemërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.
  9. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve. Kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë depozitohet në KQZ në rastet kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme.
  10. Kandidati për kryetar bashkie apo për këshillin e bashkisë nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.
  11. Në zgjedhjet për këshillat bashkiakë një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje të kandidatëve të subjekteve zgjedhore duhet t’i përkasë së njëjtës gjini.
  12. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi.”

Neni 5

Në nenin 124 në fund të pikës 1 shtohen këto fjali:  “Kundër vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas nenit 98 të këtij Kodi mund të bëhet ankim në KAS brenda 24 orëve nga shpallja e vendimit. KAS shqyrton dhe vendos për ankimin e paraqitur brenda 48 oreve nga depozitimi i tij.“

Neni 6

Në nenin 152 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “Kundër vendimit të KAS për përmbajtjen e fletës së votimit sipas nenit 124 të këtij Kodi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 48 orëve nga shpallja e vendimit. Kolegji Zgjedhor shqyrton dhe vendos për kërkesëpadinë e paraqitur brenda 3 ditëve nga depozitimi i saj.“

Neni 7

Neni 162, pika 1, fjalia e dytë riformulohet si vijon:

“Për zgjedhjet për Kuvendin përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike ose koalicionet që kanë marrë më pak se 1 përqind të votave të vlefshme në shkallë vendi.”

Neni 8

Neni 163 rifomulohet si vijon:

“Neni 163

Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës

  1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor.
  2. Kandidatët e listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese për secilin kandidat. Kur numri i votave është i barabartë, renditja përcaktohet me short. Rirenditja sipas kësaj pike përdoret në zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.
  3. Mandatet për kandidatët fitues fillimisht shpërndahen sipas renditjes së listës shumëemërore të fiksuar të subjektit zgjedhor dhe në përputhje me renditjen e kandidatëve në të, dhe në rast shterimi të saj vijohet me kandidatët fitues të rirenditur të listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes sipas pikës 2 të këtij neni.
  4. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi miratohet për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”

Neni 9

Neni 183 shfuqizohet.

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Reforma Zgjedhore, Lapaj dhe Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura

Reforma Zgjedhore, Lapaj dhe Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Tiranë/ Arrestohet i riu, kërcënonte 60-vjecarin për t'i dhënë para

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj kundër paktit: Po i dhurohet mandati i katërt PS-së

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj kundër paktit: Po i dhurohet mandati i katërt PS-së
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com