Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma Zgjedhore/ Kryesia e PD del me rezolutë

2024/04/08 at 10:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Kryesia e PD del me rezolutë

Kryesia e Partisë Demokratike, ka miratuar një ditë më parë një rezolutë për Reformën Zgjedhore.

Në rezolutë thuhet se duhet një sistem zgjedhor që siguron garën e hapur, barazinë e votës dhe votën e diasporës.

PD thotë se i qëndron me vendosmëri propozimeve tona për: Lista të hapura; Shqipëria një zonë zgjedhore; Mundësimi i votimit të diasporës; Votimi dhe numërimi elektronik.

REZOLUTË E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e mbledhur sot me datë 7 prill 2024, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, nën dritën e zhvillimeve më të fundit politike dhe institucionale, konstaton se:

-Reforma në drejtësi është duke dhënë rezultatet e para konkrete inkurajuese në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

-SPAK dhe GJKKO gëzojnë sot mbështetjen më të lartë dhe besimin më të madh publik;

– Për këto shkaqe Partia Socialiste dhe disa deputetë të zgjedhur me vota opozitare, janë bashkuar në akte parlamentare, të realizuara në mungesë të plotë të transparencës, si një përpjekje për të dekurajuar këto arritje, si dhe krijimin e një atmosfere politike që trysnon organet e reja të drejtësisë;

– Bashkimi i votave, si një front i konsoliduar, për të amnistuar veprat penale të korrupsionit dhe sinkronizimi i qëndrimeve kundër SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, janë akte të qarta në këtë drejtim;

Si dhe,

– Sabotimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese;

– Tentativa për mbajtjen në fuqi të sistemit të listave të mbyllura dhe përjashtimi nga e drejta e votës të shtetasve shqiptarë në diasporë;

Janë akte që minojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë i konsideron këto zhvillime si një kërcënim për demokracinë dhe rendin ligjor.

Partia Demokratike shpreh me forcë angazhimin e saj të palëkundur për:

– Forcimin e institucioneve demokratike;

– Vendosjen e barazisë përpara ligjit si parim themelor kushtetues;

– Ndarjen e pushteteve, si garancia kryesore e një qeverisjeje të mirë dhe transparente;

– Mbështetjen e pakushtëzuar dhe pa rezerva për sistemin e drejtësisë, në përpjekjet kurajoze për rivendosjen e ligjshmërisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

– Një Sistem Zgjedhor që siguron garën e hapur, barazinë e votës dhe votën e diasporës, duke i qëndruar me vendosmëri propozimeve tona për:

o Lista të hapura;

o Shqipëria një zonë zgjedhore;

o Mundësimi i votimit të diasporës;

o Votimi dhe numërimi elektronik.

Partia Demokratike siguron opinionin publik se do të ndërmarrë çdo hap në mbrojtje të këtyre parimeve demokratike.

Partia Demokratike i rikonfirmon partnerëve ndërkombëtarë angazhimin e saj politik për të çuar përpara përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Çuçi mbledh grupin e PS, zbardhen diskutimet

Çuçi mbledh grupin e PS, zbardhen diskutimet

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Tentoi të largohej nga Shqipëria, kapet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Dorëzohen 6 sisteme fotovoltaike diellore për Klosin dhe Peshkopinë, financuar nga qeveria japoneze

Dorëzohen 6 sisteme fotovoltaike diellore për Klosin dhe Peshkopinë, financuar nga qeveria japoneze

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com