Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma Zgjedhore, Berisha: Ndërkombëtarët përgënjeshtruan Bashën

2024/01/16 at 7:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore, Berisha: Ndërkombëtarët përgënjeshtruan Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha po përdorë ndërkombëtarët për të fshehur bashkëpunimin me kreun e qeverisë Edi Rama.

Nga dritarja e banesës, Berisha iu drejtua protestuesve se Basha mashtron se bashkëpunon me ndërkombëtarët për reformën zgjedhore, duke theksuar se deklaratat e tij u përgënjeshtruan nga ambasadat në vendin tonë.

Më tej, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të protesojnë kundër qeverisë, e cila sipas tij, vjedhj zgjedhjet.

“Sot në të vërtetë nëse ndalemi dhe analizojmë se çfarë ndodh me Shqipërinë, me narkoshtetin shqiptar. Në Shqipëri çdo sekondë, orë, ditë e javë, ndodh një betejë, një përballje mes krimit, drogës, vjedhjes së shqiptarëve dhe qëndresës tuaj. Shqipëria anë e kënd është e mbuluar sot nga velloja e zezë e krimit shtetërore, e krimit të shndërruar  në pushtet. Sot ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE, reaguan me deklarata duke hedhur poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës. Miqtë e mi! Ajo deklaratë e tij tregonte se çfarë shpërfytyrimi, në ç’shkallë është shpërfytyruar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrësi i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëve si autorizim të ambasadorëve të vendeve kryesore në Tiranë. E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës.  Nga ana tjetër të dashur miq, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.  Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë. Në këtë aspekt, beteja juaj, beteja e demokratëve është jetike, vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë. Miqtë e mi!  Edi Rama zhvilloi me 14 maj farsën elektorale më të shëmtuar. Komuniteti ndërkombëtar publikoi një raport i cili ju garantoj ju, është fjalë për fjalë, mos më i keq, se sa raporti i zgjedhjeve të Vuçiçit në Serbi. Por Beogradi dha një mësim, u derdh në rrugë, nuk lëshoi rrugën dhe zbrapsi diktatorin e tij, dhe faktikisht në Beograd do të fillojë fitorja e opozitës. Edi Rama bëri gjithçka të asgjësojë opozitën, dështoi në zgjedhje. Bëri gjithçka ta asgjësojë në parlament. Dështoi në parlament. Bëri gjithçka me organizatën e tij kriminale, skapin e partisë të izolojë Sali Berishën, duke besuar se në këtë mënyrë i dha një goditje fatale opozitës. Por gaboi rëndë, sepse opozita në Shqipëri qëndron mbi të gjitha, me idealet fisnike të lirisë së shqiptarëve. Qëndron në dinjitetin njerëzor të shqiptarëve. Qëndron në dashurinë e madhe për kombin. Qëndron në dashurinë e tyre për vendin. Qëndron në vendosmërinë e tyre për një Shqipëri dinjitoze, të lirë, zonjë, një tokë të bekuar. Ndaj dhe në emër tuaj, ftoj çdo demokrate e demokrat të ngrihet kudo që është në betejë pa kthim kundër këtij armiku, jo vetëm të PD-së, por mbi të gjitha armikut të lirisë dhe pluralizmit politik të shqiptarëve,  të qenies së shqiptarëve, të identitetit të shqiptarëve, të sotmes dhe të ardhmes së tyre. Çdo demokrat dhe demokrate është i ftuar sot të ngrihet në emër të sakrificave që ka bërë gjer sot, të trashëgimnisë së partisë tij, të interesit demokratik dhe atij kombëtar. Edi Rama është në pushtet vetëm e vetëm për shkak të indiferencës. Ju garantoj se ai përfaqëson një kalbësirë, që shkërmoqet me shpejtësi marramendëse”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
Para
Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me refugjatë, 40 viktima

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me refugjatë, 40 viktima

Prostitucion me vajza të mitura/ Identifikohet shqiptarja dhe dy personat e arrestuar nga policia greke

Prostitucion me të mitura në Greqi, lihen në burg 34-vjeçarja shqiptare dhe shoku i saj

Izrael, shtohen aplikimet për leje armësh pas konfliktit me Hamasin

Izrael, shtohen aplikimet për leje armësh pas konfliktit me Hamasin

TE FUNDIT

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com