Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ka njoftuar ditën e sotme se PS është e gatshme për një tjetër takim me përfaqësues të Partisë Demokratike për Reformën Territoriale.
Balla u shpreh se PS nuk bën asnjë pazar politik që bie ndesh me mirëqeverisjen ndërsa shtoi se sot shërbimet janë shumë herë më të mira se në vitin 2015.
“Gjithmonë ka vend për negociata por s’mund të bëhet pazar politik. Do bëjmë edhe një takim përfundimtar me Alibeajn dhe Cupin për të dialoguar dhe për tu dëgjuar, por unë e kam thënë që opinioni im është ky. Ditët në vijim le ta përmbyllim dhe në fund është detyrë e Komsionit të Posaçëm që të dalë me një qëndrim përfundimtar. Nëse kemi një qëndrim shumë mirë.
Një gjë është e sigurt që sot, organizimi i qeverisjes vendore dhe ndër to bashkitë janë një transformim epokal me ato që kishim deri në 2015”.- tha Balla.