Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland, viziton Tiranën. Lajmi bëhet i ditur nga Vizion Plus, i cili ka mësuar se zyrtarja e larte, do të mbërrijë në Tiranë me 10 korrik.
Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shume për realizimin e reformës ne drejtësi, ndërsa dukwet se edhe vizita e zyrtares së lartë amerikane, Viktorja Nuland, duket se ka per qellim finalizimin e saj.
Nuland thuhet se mbërrin në Tiranë pak dite para votimit te draftit ne Parlament. Zëvendës ndihmës sekretarja do te ndalet fillimisht ne Shkup, per te përcjelle mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë. Nuland do t’i drejtohet me nje mesazh klasës politike, per rëndësinë e reformimit te sistemit te drejtësisë.