Shefi i diplomacisë gjermane Frank Walter Steinmeier do të vizitojë Tiranën ditën e martë. TV Klan ka mësuar se qëllimi kryesor i kësaj vizite është bindja e palëve politike në Shqipëri, për të miratuar reformën në drejtësi.
Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e reformës në Parlament. Formula e emërimeve në organet e drejtësisë është çështja që i ndan palët politike për reformën ne drejtësi. Opozita kërkon aplikimin e formulës për vendet e rezervuara, ndërsa mazhoranca votim të kandidaturave me 2/3 në Parlament.