Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se opozita, jo vetëm që nuk ka refuzuar negociatat për Reformën në Drejtësi, por ka bërë edhe propozimet e saj për zgjidhjen e ngërçit, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjete sociale, Kryeministri shkruan: “Dhe njëherë Lul: Hallin se unë do kap drejtësinë qaje me SHBA/BE, se edhe ata mendojnë që kjo është një përrallë me gogol kundër reformës!”