Gjatë diskutimeve nen për nen, Komisioni i Reformës në Drejtësi, ka votuar në unanimitet nenin 25 të draftit, duke e modifikuar atë në mënyrë që të evitohej çfarëdolloj amnistie për ministrat e qeverisë së mëparshme. Struktura e sistemit të drejtësisë ka qenë gjithashtu temë e debateve mes mazhorancës dhe opozitës.