Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi është duke zhvilluar punimet në këto momente ku prezent janë edhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Ndërkaq opozita braktisi punimet rreth një orë më parë.
Nga burimet brenda mbledhjes mësohet se drafti është hedhur në votim nen për nen ku prezent janë edhe ambasadorët. Nga burimet po kaq mësohet se edhe LSI ka ngritur dorën pro edhe pse Meta kishte deklaruar se nuk ka reforme pa konsensus me PD-në.
Duke iu referuar sërish burimeve nga brenda mbledhjes, mësohet se janë duke u votuar të gjitha nenet, edhe ato që kundërshtohen nga PD-ja.
Gjithsesi një komunikim me mediat në përfundim të mbledhjes do të sqaronte më mirë atë ç’ka po ndodh sot në komision. Opinion.al do t’ju informojë në kohë reale.