Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi/ PD i përgjigjet zv.ambasadorit amerikan

2016/05/23 at 7:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reforma në Drejtësi/ PD i përgjigjet zv.ambasadorit amerikan

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ka diskutuar sot propozimet e Partisë Demokratike për atë që opozita e quan “thjeshtëzimin” e sistemit të drejtësisë që të jetë sa më efikas.


Por, mazhoranca ka kundërshtuar një ide të tillë me argumentin se drafti është hartuar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtare dhe është e pamundur që të gjitha ta që gabojnë dhe PD të ketë të drejtë.

Në përfundim të mbledhjes dhanë deklaratë për mediat kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj dhe zv.kryetari Oert Bylykbashi. 

Bylykbashi u pyetur edhe për deklaratën e bërë nga zv.ambasadori amerikan se nuk ka kohë për ndryshime thelbësore në draftin e reformës në drejtësi.

“Është humbur shumë kohë me këto nxitimet dhe ngulmimet e paarsyeshme mbi zgjidhje specifike që janë problematike. Durimi dhe arsyeja do të na bëjnë ne të ecim me siguri dhe shpejtësi përpara”, tha përfaqësuesi i PD-së.

Bylybashi: Diskutuam për Vetingun, në të njëjtën linjë si më parë, u diskutua nen për nen. Ne pozicionuam përsëri qëndrimet tona, mbeten çështje që janë të karakteri të sistemit. Zgjidhja që ne propozojmë në kuadër të këtij diskutimi gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë dhe çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe ekspertët ndërkombëtrare është një zgjidhje e cila një pjesë të funksioneve ja transferon institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë, pra procesin e  Vetingut do ta bëjë një mekanizëm ndërkombëtar për sa i përket majave të sistemit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas do të jenë këto që do të bëjnë të gjithë pjesën tjetër pasi janë pastruar dhe është siguruar integriteti dhe pastaj bëjmë të gjithë pjesën e Vetingut.

Ky është këndvështrimi ynë për një sistem të thjeshtë dhe efikas që nuk është korporatist, i cili është i qëndrueshëm në kohë dhe nuk është aspak një shpikje që nuk gjendet askund, por është një model europian. Ne i bëmë propozimet tona, pala tjetër qëndron në atë që është një sistem kapje deri më sot. Me punën tonë ne kontribuojmë që ky sistem kapje të çmontohet. Këtu u mbyll si fazë diskutimesh nen për nen, tani i mbetet hapësirës për të negociuar një zgjidhje të përbashkët qoftë në aspektin politik, qoftë dhe në atë teknik sa i përket nevojës për në tekst kushtetues që është vërtet për tu përqëndruar të gjithë ne.

Si çdo proces ka vështirësitë e tij si në aspektin teknik ashtu dhe politik, me rëndësi është angazhimi. Nëse mazhoranca ngul këmbë në qëndrime që çojnë drejt këtij sistemi kapje, sigurisht vështirësohet. Ne jemi shumë të hapur që të gjejmë një zgjidhje që do tu shërbejë shqiptarëve për një periudhë afatgjatë.

Pyetje: Zëvendës.Ambasadori amerikan ka deklaruar sot se pavaraësisht negociatave nuk ka kohë për ndryshim thelbësor të projektit dhe besoj se e ka për ju.

Bylykbashi: Është humbur shumë kohë me këto nxitimet dhe ngulmimet e paarsyeshme mbi zgjidhje specifike që janë problematike. Durimi dhe arsyeja do të na bëjnë ne të ecim me siguri dhe shpejtësi përpara.

Xhafaj: Ishim të gjithë dakord për rëndësinë e këtij procesi edhe për faktin se ky proces duhet kryhet sa më shpejt dhe sa më mirë. Kemi gjëra që kemi këndvështrime të ndryshme, por që besoj do të qartësohen në ditët në vijim.

Pyetje: Me negociata politike?

Xhafaj:Ajo tavolinë atje është tavolinë politikanësh. Deputetët janë njerëz të politikës. Aty diskutohet edhe negociohet edhe politikisht.

Pyetje: Pra negociatat do të vijojnë në nivelin e komisionit?

Xhafaj: Në besimin tim, nuk mund të ndodhin në një vend tjetër, do të duhet të ndodhin aty në komision. Natyrisht, ka një çështje që është mirëfilli diskutimi politik, siç është çështja e shumicave të cilësuara për formatimin e institucioneve. Në vlerësimin tonë, por edhe në vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë, Venecia ka lënë vetëm një çështje që mund të diskutohet politikisht që është çështja e shumicave të cilësuara. Pra, si do të zgjidhen Këshillat Gjyqësore, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, pra të institucioneve të tjera. Venecia e ka bërë të qartë që vetëm kjo është çështje politike, ndërsa çështjet e tjera janë teknike. Versioni që diskutuam sot më duhet të them se është një kontribut trepalësh, një kontribut i ekspertizës vendase, e Komisionit të Venecias, por është edhe kontribut i Brukselit dhe Uashingtonit. E thanë sot ekspertët e tyre në Komision dhe deklaruan se ky kapitull është hartuar edhe me kontributin e agjencive përkatëse në Bruksel dhe në Uashington. Kjo tregon angazhimin e lartë të dy partnerëve strategjikë dhe natyrisht angazhimi i tyre do të thotë paanshmëri në proces dhe qëndrueshmëri në zbatimin e tyre.

Pyetje: Partia Demokratike kërkon heqjen e katër institucioneve dy prej të cilave janë në aneksin që ju keni diskutuar…

Xhafaj: Se dhe disa ditë në vijim, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë lexuar një promemorie politike të hartuar në zyrat e partisë së tyre. Natyrisht, ata janë përfaqësues të një partie politike siç jemi edhe ne. Unë mendoj se duhet të sillemi si ligjvënës në raport me përgjegjshmërinë e lartë që kërkon kjo detyrë; hartimin e një projekti kushtetues. Si me thënë duhet të sillemi edhe pak me mendjen tonë, e thënë kështu. Mbetet në çmimin e tyre që të kapin këtë pozicion që kanë kapur. Unë kam për ta një pyetje publike. Një projekt të cilin e kanë punuar ekspertë nga më të mirët vendas dhe ndërkombëtar, si thoni ju: gjithë këta kanë gabuar dhe ka të drejtë vetëm Partia Demokratike? Unë besoj se do të reflektojë Partia Demokratike mbi këtë kontribut të gjithë kësaj ekspertize euroatlantike. Shpresoj shumë që të reflektojnë./Panorama

 



Ju sugjerojmë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Zbulohen blerësit “VIP” të tokës së sekuestruar në Himarë

Zbulohen blerësit “VIP” të tokës së sekuestruar në Himarë

Ndryshime të pritshme në kabinetin Rama?

Misteri i avionëve në Seman/ Reagon qeveria: Ja si qëndron e vërteta

Prekëse/ Njihuni me George, qeni që i riktheu të ecurën 11 vjeçares, Bela.

Prekëse/ Njihuni me George, qeni që i riktheu të ecurën 11 vjeçares, Bela.

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
28 Qershor, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 21 pasurive në Durrës, të cilat dyshohet se i...

Lexo më shumë

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik...

Lexo më shumë

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i...

Lexo më shumë

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
28 Qershor, 2025

Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com